Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
Përshëndetje gazetës Dita. Kam ndjekur me vëmendje shqetësimin e z.Fitim Çaushi për ndryshimin e emrit të polifonisë në isofoni nga akademiku V.Tole dhe mosreagimin e këtij të fundit për këtë problem. Mendoj se z.Çaushi ka të drejtë mbasi z.Tole po na vret dhe në shpirtin që e kemi ilaç këngën labe me anën e së cilës shprehim ndjenjat tona të gëzimit, hidhërimit e humorit. Na krijohet përshtypja sikur po na vidhet pasuria e shpirtit e i jepet dikujt tjetër. Polifonia i ka rrënjet në Labëri, nuk e luan as topi. Mirë është të jepet një përgjigje e mbështetur shkencërisht. Me respekt Beqar Skënderi, Tiranë
