Zaccardo, fituesi i Kupës së Botës kërkon skuadër në internet

Gazeta Dita

Në jetë duhet të përballesh me shumë të papritura. Me një gjë e tillë po i ndodh Cristian Zaccardo-s, ish-lojtar i Milan dhe Wolfsburg.

Ai ka qenë pjesë e kombëtares së Italisë që fitoi Kupën e Botës në 2006-ën, edhe pse ka qenë protagonist i një autogoli të realizuar kundër kombëtares amerikane në atë kompeticion.

Mbrojtësi i djathtë e filloi karrierën e tij te Bologna, para se të kalonte te klube të rëndësishme si Wolgsburg (ku fitoi titullin) dhe Milan, ku luajti për një vit e gjysmë. Ai ka luajtur në Champions League dhe Europa League.

Megjithatë, 35-vjeçari, i kthyer në një qendërmbrojtës, është në kërkim të një klubi. Ai ka anuluar kontratën me Vicenza, skuadër që luan në Serie C, dhe i është drejtuar rrjeteve sociale për të gjetur ekip.

Zaccardo, në fakt, po përdor Linkedin për t’i siguruar vetes një kontratë të re. Në profilin e tij, ai ka shkruar:

“Kam anuluar kontratën time me Vicenza-n, që duhej të skadonte ne 2018-ën… Jam një lojtar i lirë… Jam akoma në formë fizikisht. Mund të luaj edhe për dy vite të tjera në nivele të larta… kush do të më marrë do të dalë i fituar… futbollist profesionist dhe i fuqishëm!!!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *