Zaev e Tsipras propozohen zyrtarisht për çmimin ‘Nobel për Paqe’

Leda Hysa

Fituesja e Çmimit Nobel, Uided Bushamaui edhe zyrtarisht i ka propozuar kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras si kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019.

Bushamaui, siç informoi sot pres shërbimi i Qeverisë së Maqedonisë, i ka dërguar letër kryeministrit Zaev me të cilën e njofton se zyrtarisht ka dërguar shkresë në Komitetin për Çmim Nobel për paqe me nominimin ai dhe homologu i tij grek të jenë kandidatë për çmimin për vitin 2019.

Në letër, Bushamaui e shpreh bindjen e saj se Marrëveshja e Prespës paraqet model për zgjidhjen e qetë dhe konstruktive të keqkuptimeve bilaterale dhe multilaterale midis shteteve fqinje, e cila mund të shërbejë si shembull për Ballkanin dhe më gjerë dhe se ratifikimi i Marrëveshjes në të dy shtetet dëshmon se dialogu, energjia pozitive, kozmopolitizmi, vendosmëria dhe ndjeshmëria për fqinjësi të mirë janë çelës për të gjitha problemet pavarësisht presioneve prej nacionalistëve prej të dyja anëve.

“Në këtë proces dhe në këtë akt të guximshëm dhe vizionar me të cilin përcaktohet dialogu, besimi dhe baza e një të ardhme të përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ju zoti kryeministër Zaev si edhe zoti Tsipras, keni luajtur rol kyç. Në këtë kuptim, i lejoj vetes të shpreh respekt të madh dhe admirim ndaj jush dy liderëve – ndërtues të mëdhenj të paqes në Ballkan”, shkruan Bushamaui në letrën drejtuar kryeministrit Zaev.

Letër me përmbajtje identike, siç thonë nga Qeveria e Maqedonisë, Bushamaui i ka dërguar edhe kryeministrit grek Tsipras.

Mbështetje për nominimin të shtunën dhanë edhe kryetari i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Udo Bulman, Ska Keler nga grupi i të Gjelbërve/Aleancës së Lirë Evropiane dhe Gabi Cimer nga e Majta Evropiane e Bashkuar – e Gjelbra Nordike.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Cmimi “Nobel per Paqen” ka vite qe e ka humbur kuptimine tij, eshte bere per te fshire bythen.
    Tuneziania Uided Bushamaui nuk mjafton qe iu dha kot ky cmim, por del dhe na shpall se kujt i takon Nobeli per paqen per vitin 2019, qe ne muajin e pare te tij ne janar duke injoruar zhvillimet politike qe do te ndodhin ne Bote ne 11 muajt e tjere.

  • Po Edin ku e late?Edin tone rajonal nuk e keni nme liste fare?Mos e nenvleftesoni Edin,se ai per nje NAM RRON.
    Nuk mjafton Deti,nuk mjaftojne varrezat qe i dha Grekut?

  • Muahaaaaa!

    Cmin Nobel per paqen?!
    Po kush e prishi paqen qe e vendosen keta?!

    U zune deri tani per mustaqet e Celos (do me thene te mijat), dhe pasi kuptuan se po ziheshin kot, vendosen te pajtoheshin, dhe te ndajne na nje cmim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *