Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev u takua sot me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup Fatos Reka.
Në këtë takim është diskutuar për situatën politike në Maqedoni, për sfidat e demokracisë me të cilat përballohet vendi, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Zaev e ka informuar ambasadorin Reka për zhvillimin e bisedimeve mes katër partive politike nënshkruese të marrëveshjes së dy dhe 15 qershorit.
Por gjatë këtij takimi lideri opozitar ka folur edhe për mbështetjen e madhe që ka nga ana e kryeministrit të Shqipërisë dhe kreut të Partisë Socialiste shqiptare, Edi Rama, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy partive, anëtare të Internacionales socialiste.
“Qytetarët në Maqedoni, pa dallim etnie apo fetare, duan ekonomi më të mirë, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë për të gjithë. Prandaj, Maqedoninë do ta ndërtojmë së bashku si një shoqëri për të gjithë qytetarët”, është shprehur Zaev.

tani ia hodhe bythes
po t premtoi mbeshtetje edi rama e mban fjalen
Pse nuk i fut edhe ky tipi nje Rilindje per Maqedonine…
Ju maqedonasit jeni te gjithe njelloj,pa karakter e dinjitet por na kiniprishur edhe traditen e shqiptareve.