Zaev: Me materialet që posedoj, karriera e Gruevskit merr fund (VIDEO)

redaktor

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M, paralajmëroi se posedon materiale që dëshmojnë dëmet e qëllimeve të sëmura të pushtetit.

“Qëllimi i keq ka shkuar deri në pafundësi”, ka thënë ai.

Lideri i LSDM-së tha gjithashtu se një numër i madh njerëzish të pafajshëm dergjen nëpër burgje për shkak të hakmarrjeve politike dhe vetëpëlqimit të disa pushtetarëve.

Ai nuk precizoi nëse në mesin e personave të pafajshëm që ndodhen burgjeve janë edhe të arrestuarit për rastin Monstra, por premtoi se gjithçka që posedon lidhur me këtë proces do ta ndajë me opinionin.

Zaev tha se në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur mbahen ato, Nikola Gruevski nuk do të jetë më politikan sepse karriera e tij do të merr fund me publikimin e plotë të dëshmive. /Alsat-M/

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *