Zaev: Mos’hapja e negociatave rrezikon Marrëveshjen e Prespës, një pjesë do të pezullohet

J L

Gjatë një interviste për versionin grek të Euronews, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka theksuar se rrezikohet të zbatohet në mënyrë të plotë Marrëveshja e Prespës, për shkak të refuzimit të çeljes së negociatave me BE-në.

Sipas tij disa kapituj të kësaj marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut varen direkt nga negociatat me Bashkimin Evropian dhe shkak për këtë është dhënia e fondeve prej kësaj të fundit.

“Ka një lidhje mes zbatimit të marrëveshjes dhe fondeve në rastin e hapjes së negociatave. Ekziston një lidhje sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar që të bënim këtë marrëveshje për shkak të së ardhmes që Maqedonia e Veriut ka në Bashkimin Europian.

Por, në të kundërt Marrëveshja e Prespës nuk mund të realizohet. Një pjesë e saj do të pezullohet sepse nuk mund të implementohet. Ne do të përpiqemi të implementojmë disa dispozita të caktuara, por procesi është i ndërlidhur nga të dyja palët sepse shkëmbimi i fondeve do të thotë që ne t’i dorëzojmë Bashkimit Europian sovranitetin tonë kombëtar.

Maqedonia e Veriut sigurisht që e nuk pret anëtarësimin e menjëhershëm në institucionet europiane, por një përgjigje “po” do të ishte një nxitës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të vazhdonin në rrugën e duhur”, u shpreh gjatë intervistës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut zgjidhi ngërçin disa vjeçar të emrit të Maqedonisë dhe i hapi rrugën drejt perspektives europiane pas vetos që kishte vendosur Greqia.

Gjithashtu gjatë intervistës, Zaev u shpreh duke vendosur theksin se e vetmja mundësi për Maqedoninë e Veriut gjithashtu edhe për Ballkanin Perëndimor është perspektiva evropiane, ndryshe rajoni do të përballej me situata jo të mira.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Bravo i qofte Zaevit se ky i yni do ja fale edhe Adriatikun Greqise mjafton te jete kryeminister.Nuk i ndal asgje per ta rrenuar kete vend.Madje ndoshta ekziston ndonje plan per zevendesimin e popullsise me siriane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *