Zaev: Nëse BE nuk vlerëson Prespën, si mund të zgjidhet çështja e Kosovës

Edona Llukacaj

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian se nuk mund të presë zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon, nëse nuk vlerëson vendin e tij për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

Zaev ka thwnw: “Nëse BE nuk arrin një marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se nuk e vlerëson Marrëveshjen e Prespës. Të gjithë thonë se Marrëveshja e Prespës është, për momentin, një nga marrëveshjet më të mira në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE “e ndëshkon” këtë marrëveshje duke shtyrë negociatat e anëtarësimit, si mund të pritet që Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës?”.

Zaev ka shtuar se edhe nëse BE vendos të mos hapw negociatat me Shkupin, vendi i tij do të vijojë të ndjekë rrugën europiane./ TCh

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *