Zaev-shqiptarëve: Unë erdha në Kumanovë, po liderët tuaj?!

Dita

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka vizituar sot Lagjen e Trimave në Kumanovë, pas ngjarjeve të ditëve të fundit.

Zaev ka parë nga afër rrënimet dhe situatën e tmerruar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku dy ditëve të fundit ka pasur përleshje të ashpra. Kreu i opozitarëve theksoi në fjalën e tij faktin që asnjë prej liderëve politikë shqiptarë të Maqedonisë nuk ka vizituar ende Kumanovën.

Ky është një qëndrim korrekt i kreut opozitar Zaev, duke parë që BDI e Ali Ahmetit është kujtuar sot për të reaguar në lidhje me Kumanovën dhe mbi të gjitha për të sqaruar se në këtë aksion kjo parti nuk ka pasur gisht.

Ndërkohë “është shpallur në kërkim” lideri tjetër shqiptar Menduh Thaçi i cili prej ditësh as nuk ka reaguar dhe as nuk ka dhënë “asnjë shenjë jete”.

“Askush nga liderët shqiptarë, as Ali Ahmeti dhe as Menduh Thaçi nuk ka ardhur në Kumanovë. Por më e rëndësishme është të ndihmohen familjet pa strehë dhe për nevojat momentale që kanë. Do të vlerësohen dëmet materiale, edhe pse dëmet shpirtërore nuk mund të dëmshpërblehen”, deklaroi Zaev.

Ai informoi se në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka kërkuar sqarime se përse ka ndodhur ky skenarë, pse autoritetet shtetërore kanë pasur informacion para 8 muajve për ato që thuan për grup të armatosur dhe nuk kanë reaguar.

Share This Article
7 Comments
  • Nuk kane kohe,

    jane duke i “dhene besen” ne bisede telefonike, shefit te sherbimit sekret maqedonas. Jane biseda te gjata dhe teper te rendesishme per karrieren politike te ketyre dy fshatareve shqipfoles.
    Duhet te jesh hu gardhi ose i se njejtes kategori perversiteti,, te pretendosh se forcat politike shqiptare dhe “lideret” e tyre, perfaqesojne dhe mbrojne interesat e popullates shqiptare ne Maqedoni.
    Jankullovska i quan indiane dhe arrixhinj,,,,,, Zaev iu kujton se kane mbetur pa perfaqesim politik sepse “lideret” fshihen vrimave. Shqiptaret e Maqedonise, jane shitur dhe blere nga politika shqipfolese, jane vrare e prere nga xhelatet sllave,,,,,,,,, Kjo eshte marreveshja e Ohrit dhe realiteti ne terren.
    Ky “shtet”, i ve minat vetvetes,,,,,,, nese politikanet e tij, mendojne dhe besojne se “besa” e Menduh Thacit dhe Ali Ahmetit, do iu garantoje qetesi ne te ardhmen e shpejte.

    • Tallet gruevski dhe merr hak ne shqipetaret se Shqipetaret e Maqedonise perfaqesohen nga dy plakusha pensioniste si ali ahmeti dhe menduh thaqi. I ka vene perpara gruevski se shikon dhe thaqin e kosoves dhe ed gjatoshin qe i bejne fresk.
      Populli shqipetare duhet te dale ne krah te djemeve trima qe dhane jeten per lirine per token Shqipetare
      Shqipetaret duhet te vleresone tani qarte se kush eshte hashim thaqi, edi rama e lideret e shqipetareve te maqedonise te cileve ju ka ikur zeri dhe figura per nje ngjarje qe duhet te ngrinin me force zerin e prostestes per ate sulm gjakatar qe ushtria maqedonase ndermori ndaj shqipetarve dhe jo vetem kaq por vec vrasjeve shkaterroi dhe rrenoi ekonomikisht shqipetaret qe banojne atje duke ju shkaterruar shtepite dhe cdo pasuri qe kishin. Kjo eshte jo zbatim ligji por hakmarrje.

  • Te ashtuquajturit LIDERE te shqiptareve te Maqedonise jane pasardhes te BAJRAKTAREVE te MESJETES,te formuar ne “shkollen” anti shqiptare te Sali Berishges!
    Por edhe shqiptaret e Maqedonise e kane pranuar kete realitet ANADOLLAK,sepse edhe ata qe e mbajne veten per INTELEKTUALE,jane po injejti BRUME111
    ANTISHQIPTARIZMI duket hapur ne politiken e shqiptareve te Maqedonise,qe kur pranuan te kene me shume se NJE PARTI POLITIKE qe te perfaqesoje shqiptaret!
    Dhe kjo mshfaqet poshtersisht ne faktin ,qe ne cdo zgjedhje nuk eshte menduar per te perfaqesuar shqiptarewt,por KLANET e tyre politike!
    Prandaj jane ndare ne menyre MAFIOZE,qe ne cdo QEVERI te jete pjestare edhe nje PARTUI POLITIKE SHQIPTARE,se pari per te zene poste qeveritare per vete e militantet dhe se dyti,per te krijuar imazhin e RREME se Maqedonia eshte shtet MULTIETNIK qe respekton minoritetet!
    Me e thjeshta qe duket te kishin kuptuar e te kuptojne shqiptaret ne Maqedoni sa nuk eshte vone,qe SHQIPTARET TE PERFAQESOHEN VETEM NGA NJE PARTI POLITIKE dhe pjesemarrjen ne qeverisje ta kushtezojne vetem me zbatimin e te drejtave te tyre te barabarta me maqedonasit!!!
    Edhe PARTITE POLITIKE(sidomos ARMIKU Sali Berisha) kane ndikuar negativisht ndaj shqiptareve atje!
    Cdo qeveri e Shqiperise duhet t’i vere KUSHT TE PA DISKUTUESHEM qeveritarewve maqedonas se “NIVELI I MAREDHENIEVE MIDIS SHQIPERISE DHE MAQEDONISE DO TE VARET NGA RESPEKTIMI I TE DREJTAVE TE SHQIPTAREVE SI TE GJITHE QYTETARET E TJERE MAQEDONAS”!!!
    Bile cdo mareveshje me ate qeveri,ne nuk duhet ta bejme pa marre dakortesine me faktorin politik te shqiptareve atje!
    Kjo nuk eshte bere as kur policia e dikurshme maqedonase vriste cobanet ne kufi e as tani qe sulmojne nje qytet te tere duke e shkaterruar sikur te ishin REBELE TE ISIS-it!!!
    Sulmi i tanishem tregon URREJTJE ndaj shqiptareve si komb,sepse nuk mund te shkaterroheshin shtepite e te vriteshin civilet!!!
    E SHEMTUAR ESHTE EDHE REAGIMI I DOBET i qeverise shqiptare ndaj ketij KRIMI MAKABER!!!

  • Sa turp për politikanët shqiptarë. Mos kini merak historia do tu përmendë. Ju rrofshin pparatë, sidomos tx Z. Ali. Turp

  • ALI AHMETI ESHTE BASHKEPUNETOR I GRUEVSKIT,

    U LARGUA NGA VENDI PER TI LENE DORE TE LIRE GRUEVSKIT DHE JANKULLOVSKES TE REALIZONIN PLANIN FATKEQ TE PUTINIT.

    BURGU ESHTE PAK PER KETA MATRAPAZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *