Zaganjori-gozhda e fundit e ndryshkur në Gjykatën e Lartë!

Elena Tase

 

Gjykata e Lartë qe katandisur,

si një pemë komplet e vyshkur,

por ende s’qe hequr Zagarnjori,

gozhda e fundit e ndryshkur!

 

Të gjithë me Metën në krye,

tani do thonë se e hoqi Rama,

pavarësisht se Zaganjorit,

të parit i kishte rënë flama!

 

Kjo gozhdë e ndryshkur për pak,

desh u bë Presidenti Shqiptar,

por ai qe i padenjë,

dhe si gjykatës i parë!

 

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit,

s’u përpoq të gjente të mesmen e artë,

por e shkuli që nga rrënjët,

të gjithë Gjykatën e Lartë!

 

Armiqtë e Reformës në Drejtësi,

do lëshojnë ulërima e nëma,

por populli ka thënë edhe thotë:

“Më mirë djepi bosh se shejtani brenda!”

 

Një sukses i prekshëm,

po kthehet Reforma në Drejtësi,

me Njerëz të Rinj e të pastër,

do ringrihet sistemi përsëri!

 

Shumë shpejt do kemi Gjykatë Kushtetuese,

dhe Gjykatën e Lartë të ribërë,

dhe kriminelët si nuse,

aty do të shkojnë të tërë!

 

Shumë shpejt do të kemi SPAKUN,

dhe Byronë Kombëtare të Hetimit,

një nga një do kalojnë pragun,

aty të gjithë kumbarët e krimit!

 

Qeveria socialiste ka mbijetuar,

se Reformën e ka mbështetur fuqimisht,

e Presidenti me Opordhitën e Bashkuar,

gjithnjë kanë gjetur e kanë nxjerrë nga një bisht!

 

Duke e pagëzuar “Ramaforma”,

këta s’kuptojnë që Edi Ramës i bëjnë nder,

edhe pse ai nuk ka ndikuar,

dhe s’ka si të ndikojë asnjëherë!

 

Organet e reja të pas Vettingut,

do ta fillojnë punën me Salinë,

me Presidentin e Luli Bashën,

dhe gjithë të tjerët në të njëjtën linjë!

 

Që Reforma aspak s’ka dështuar,

mund ta kuptojë dhe Petrit Vasili,

nëse do të vijë ditë e bekuar,që dhe për të të bjerë fort bilbili!

 

A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • Qe ate Reforme drejtesie ky Popull ta besoj,
    ministra me pranga ne duar duhet te shikoj,
    se kriter i vetem i asaj Reforme ne drejtesi,
    der sot eshte kush nuk ka prekur ket qeveri,
    nuk ben dot Reforme drejtesie ky Rama tuhaf,
    eshte fiks si ti varesh ujkut ato melcite ne qaf,
    Populli kerkon te ket Reforme drejtesie te vertet,
    qe te filloje te plase ne burg ministrat ne pushtet,
    nuk nis dot denimet me ushtare te vegjel mafioz,
    kur ke mafie qeverisje me tendera te bere Bloz.

  • Po cfare gjete tek Zaganjori ti Duka?Mos te ka liruar kriminelat nga burgu?Mos ka vjedhur zgjedhjet.Mos ka ndare para me kriminelet?Ka ngritur kulla ne toke te zapturme?
    I gjeten shtepine e vete,ja kete i gjeten Zaganjorit.
    Njeri i ndershem.profesionist.Mori vendimin per C`FUQIZIMIN E MARREVESHJES TRADHETARE bERISHA,BASHA PER FALJEN E GJIRIT TE SARANDES GREKEVE.
    Ka bere per kete vend ate qe nuk e bente dot asnje ushtri e llapaqeneve te shtypit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *