Zaganjori pret Lu e Vlahutin: Mbështesim reformën në drejtësi

redaktor

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu dhe Ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin.

Tema kryesore e takimit ishte reforma në drejtësi dhe situata në gjyqësor.  Zaganjori u shpreh mbi nevojën për ndryshime të mëdha e të thella që kërkohen për integrimin e vendit në strukturat e BE-së, forcimin e shtetit ligjor si dhe rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia.

Zaganjori tha se Gjykata e Lartë, por edhe sistemi gjyqësor në tërësi ka qenë bashkëpunues në procesin e reformave nëpër të cilat po kalon ky sistem, duke caktuar përfaqësuesit e tij në grupet e punës të ngritura për këtë qëllim.

Ai falenderoi përzemërsisht për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë SHBA dhe BE në drejtim të përmirësimit të përformancës dhe eficencës së sistemit gjyqësor, duke uruar që kjo ndihmë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ambasadorët Lu dhe Vlahutin vlerësuan përpjekjet e deritanishme në drejtim të proceseve reformuese si dhe siguruan vazhdimësinë e asistencës së tyre për realizimin me sukses të këtyre reformave. 

Share This Article
1 Comment
  • Zoti Zagarnjori eshte thjesht nje produkt vucidoljan,bile edhe me i preferuar se sa servili i pa fytyre Bujar Nishani . Zgjedhja e Berishes,per ta bere ate president te vendit,me duket nje veprim identik,me zgjedhjen qe Berisha beri,kur vuri ne krye te SHIK-ut famekeqin Gazidede. Taniibie qe te presim te behet reforma ne drejtesinga militante fanatike partiake,bile nga parti te tipit fashist berishian .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *