Zagarët që lehin sot

redaktor

Vargje të nënshkruara

Kapo Labi

 

Ditë, dekriminalizimi

Nuk bëhet me Dosh e Frrok

Janë Juda e Kaini

Që kanë bërë krime me okë.

 

Janë ata me dy-tre vila

Që kanë lekët nëpër botë

Kriminelë e katila

Që shkaktuan vaj e lotë.

 

Janë shushunjat e Saliut

Hajdut njëzetë vjeçarë

Që pinë dhe gjak njeriu

Askush s’u tha “punë e mbarë”.

 

Zagarët që lehin sot

Për t’u pastruar Kuvendi

Njihen nga tërë një botë

Si kriminel të këtij vendi.

 

Duhen shporrë këta kusarë

Të partisë më barbare

Të pacipë e zullumqarë

Ato duar gjakatare.

 

Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *