Këngëtarja e njohur shqiptare Zajmina Vasjari ndodhet në telashe me drejtwsinw. Në fakt ndaj saj organet e rendit kanë nisur një procedim penal pasi është dënoncuar nga një notere me shkakun se I ka prishur studion ligjore.
Në njoftimin e saj policia deklaron:
Proçedimi ka filluar pasi më datë 19.04.2016, rreth orës 08:00 është konstatuar se në ambjentin e marrë me qera nga shtetesja S.P. që shërben si studio ligjore , në adresën Bulevardin Gjergj Fishta, nga apartamenti i shtetases Z. V. ka shperthyer uji duke dëmtuar studion ligjore që ndodhet në katin e poshtëm.
Dosja e Zajminës tani është dërguar në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” e parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.
