Kreu i ILDP Zana Xhuka, në Prokurori

anazapta

Kryetarja e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Zana Xhuka, shkon në prokurori për të dhënë sqarime rreth denoncimit që 24 punonjës të institucionit i kanë bërë pak javë më parë për shpërdorimin e detyrës. Zyrtarja e lartë dorëzoi pas takimit me kreun e institucionit, petrit Fusha, edhe dokumentacione e materiale, për të sqaruar pozicionin e saj lidhur me kallëzimin e punonjësve. Gjithashtu mësohet se Xhuka është interesuar edhe për kallëzimin e saj penal ndaj punonjësve për kërcënim.

 

Sqarimet e Xhukës

Sipas prokurorisë, Xhuka është paraqitur në organin e akuzës me iniciativën e saj dhe është takuar për 40 minuta me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, të cilit i ka dorëzuar disa materiale shkresore. Mësohet se këto dokumente janë administruar në dosjen e Task-Forcës, e cila po verifikon kallëzimin e punonjësve të ILDKP-së ndaj saj dhe kallëzimin e Kryeinspektores ndaj një vartësi. Në dalje të institucionit ditën e djeshme, pasi ka qëndruar për më shumë se gjysmë ore brenda, Xhuka nuk ka folur, por është larguar me makinën e saj zyrtare. Burime nga prokuroria bën të ditur se materialet në fakt janë kërkuar nga institucioni për të sqaruar çështjen që po hetohet dhe denoncimin e punonjësve ndaj saj për abuzime me fondet e shtetit. Xhuka ka dorëzuar inventarin dhe veprimet e kryera me firmën e saj.

 

Denoncimi i stafit

“Është i pari vit që ILDKPKI i ka rezultatet zero. Zero kallëzime penale për 2012-2013, zero masa administrative, zero parandalim dhe zgjidhje konflikti interesi. Pra, shkurt dhe qartë, zero punë dhe zero rezultate i një institucioni të tërë për 2012-2013, që mbahet me taksat e shqiptarëve. Ne sektorin financiar, është vjedhur duke shpërdoruar detyrën muaj për muaj bonusi prej 35.000 lekë i dhënë për transportin e zyrtarëve pa makinë, pa naftë e pa shofer. Zana Xhuka ka në përdorim personal makinën me targa zyrtare të ILDKPKI, gjithë sasinë e naftës prej 7000 litra, shoferin personal dhe nuk duhet ta përfitonte këtë bonus sipas ligjit. E gjithë sasia e naftës e blerë për vitin 2013 është tërhequr nga Inspektorja e Përgjithshme nga magazina pa u justifikuar e shoqëruar me procedurat ligjore për tu përvetësuar, shitur dhe për tu futur si para te thata në xhepat e Inspektores së Përgjithshme. Në këto kushte, kërkojmë fillimin e çështjes penale ndaj Zana Xhukës, për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, shkruhet në padinë e 24 punonjësve.

 

Share This Article
1 Comment
  • Tek prokuroria kjo farë zonje shkokërka me makinën e institucionit? Po në wc me makinë shkon kjo? Prokuroré? Ka shume kjo për te thënë. Ka qëne zv/minirtre e mbrojtjes në periudhën e gërdecit supervrasës e superkorruptiv? Kam folur shume herë pér këtë farë gjeneraleshe te jozefinës dhe s’dua te zgjatem por për gerdecin ama, këmbengul se kjo ështe bashkëfajtore !!! Ti shpetojë investigimit për gërdecin them se krimin po e bën vetë organi i akuzës! Kërkoni ndihmën e ministrisë se mbrojtjes, rishikoni dokumentacionin e pinarit ne Meico dhe aty jane gjurmet e hienave si xhuka! Nëse s’ka gjurmë atëhere ajo s’ka bërë detyrën! Kësaj radhe kaq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *