Italia u eliminua nga Euro 2016 pasi humbi me penallti nga Gjermania. Të shumtë ishin lojtarët si të Gjermanisë ashtu dhe Italisë qe nuk e dërguan topin në rrjetë.
Njëri prej tyre ishte edhe sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza.
Në një intervistë për mediat ai e ka pranuar se nuk do ta harroëj asnjëherë në jetë humbjen e penalltisë në ndeshjen ndaj Gjermanisë
“Kam humbur penalltinë më të rëndësishme të karrierës sime, dhe do të më mbesë peng për pjesën tjetër të jetës sime. Më vjen keq që i kam zhgënjyer italianët”, ka deklaruar ai.
“Unë gjithmonë kam realizuar nga penalltia, dhe ishte i bindur se do të shënoja”, tha Zaza
