Zbardhen borxhet e kompanisë ARMO

anazapta

Një greminë me borxhe ka arritur të krijojë kompania ARMO që pas privatizimit të saj në vitin 2008 kur u privatizua nga biznesmeni Rezart Taçi. Gazeta “Dita” zbardh sot për herë të parë, të dhënat bazike të borxheve që ka akumuluar kjo kompani në formë kredie në bankat kryesore të vendit, në kompani private dhe shtetërore si dhe tek furnitorët e saj.

Të dhënat janë siguruar nga paketa zyrtare e deklaruar e borxheve nga Rezart Taçi për tek kompania “Heaney Assets”,

përpara se kjo e fundit të blinte në vlerën e 50 milionë eurove kompaninë ARMO dhe tri kompani të tjera përveç saj një muaj më parë. Mbi 60 milionë euro rezultojnë kreditë e marra prej Taçit në disa banka shqiptare  dhe të vetë deklaruara prej tij. Në dokumentacion nuk jepen të dhëna të hollësishme mbi ristrukturimin apo ecurinë e pagesës së këtyre kredive, por janë të përcaktuara shumat e kredisë dhe objektet e lëna si kolateral nga kompania ARMO.

 

Vështirësitë

Taçi ka shfaqur vështirësi gjatë 4 viteve për shlyerjen normale të kësteve të këtyre kredive, duke rritur në këtë mënyrë dhe interesat që i duhej të paguante. Por përveç kredive në banka Rezart Taçi dhe kompania ARMO kanë akumuluar një borxh të rëndësishëm edhe në disa kompani private prodhuese ose shërbimi si dhe në kompaninë Albpetrol. Borxhet në kompani private dhe shtetërore kapin shifrën e 6 miliardë e 674 milionë e 600 mijë lekëve ose afro 66 milionë USD, nga të cilat 34 milionë USD janë borxhi që ARMO i ka kompanisë Albpetrol, sipas letrave. Këtij borxhi i shtohen dhe borxhet ndaj furnitorëve që kapin një shifër totale prej afro 12 milionë dollarë. Vetëm me këto tre parametra borxhesh shuma totale e borxh-kredisë së akumuluar nga kompania ARMO kalon shifrën e 120 milionë eurove, ndërsa vlen të theksohet se në këtë përllogaritje nuk janë përfshirë borxhet që ARMO i ka si detyrim pagesë-qiraje disa dhjetëra pikave të karburantit apo borxhet ndaj të tretëve për të cilat kompania ARMO është paditur në gjykatë.

 

Komplikimi

Pavarësisht se nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, shitja e ARMO-s tek azerët dhe largimi i Taçit ka suprizuar jo pak tregun e naftës. Prapaskenat e një operacioni me shumë mistere, planet e ardhshme dhe si do të ndikojë kjo lëvizje në tregun e karburanteve në vend. Siç tregojnë dhe bilancet, ARMO në të vërtetë iu shit azerëve për 150 milionë euro, por me zbritjen e borxheve, mbeten cash vetëm 30 milionë euro.

Taçi e bleu ARMO-n për 128 milionë euro, më pas ai hapi zyra dhe luante në Bursën e Singaporit, kërkoi të privatizonte “Albpetrol”-in për 850 milionë euro, xhiroi në vitin 2012 rreth 350 milionë euro, nga kompanitë e naftës dhe…u largua në gusht, duke i shitur të gjitha, pasi ishte i mbytur në borxhe. (!) Historia e ngritjes dhe rënies së Rezart Taçit, personazhit kontrovers që turbulloi tregun e karburanteve në vend, por edhe politikën, është e shoqëruar me shumë mistere.

Gjatë gjithë historisë 10-vjeçare të tij është folur mirë dhe keq, por pas datës 8 gusht 2013, nuk do të përmendet më për asnjë nga karakteret.

ARMO-ja e tij, të cilën aq e dëshironte, nuk do të jetë më pronë e “Taçi Group”, por e një grupi investitorësh, kryesisht nga Azerbajxhani, me konsorciumin “Heaney Assets Coorporation”.

 

 

Kreditë e marra në banka nga Rezart Taçi dhe ARMO

27 milionë e 250 mijë dollarë, lënë si kolateral TEC-i i Ballshit

• 1 miliardë e 505 milionë lekë, lënë si kolateral KPTHN Ballsh, Depozita e Përrenjasit

• 361 milionë e 776 mijë lekë, lënë si kolateral DSHK Durrës dhe DSHK Fier

• 1 milionë euro, lënë si kolateral FIETK Vlorë

• 14 milionë e 100 mijë dollarë, Taçi Oil dhe Kuid janë garantues të kredisë

• 7 milionë e 250 mijë dollarë, lënë si kolateral, TEC Ballsh, UPN, Depozita Shëngjin

 

Borxhet në kompani private dhe shtetërore:

• Totali i borxhit: 6 miliardë e 674 milionë e 600 mijë lekë (ose afro 66 milionë USD, nga të cilat 34 milionë USD janë borxhi që ARMO i ka kompanisë Albpetrol)

Borxhe të kompanisë te furnitorët:

• Borxhe në dollarë: 2 milionë e 519 mijë euro

• Borxhe në lekë: 1 miliardë e 64 milionë e 101 mijë lekë

 

 

 

Share This Article
12 Comments
    • Beni kam nje keshille per ty, meso te formulosh, shkruash dhe artikulosh ne menyre te drejte gramatikore dhe me pas gjyko kamarieret te bere biznesmena 😉

  • taci ishte dallandyshja e pare e kapitalizmit shqiptar po e hengren sorrat ,,,,,,,,ka falimentu ,,,
    duhet mendje me menazhu gjithe kete pasuri ,,,,,ja shif giten dhe zenin ,,skan humb asnje qindarke ,,ata jane kapitalista te medhenj me djersen e ballit ,,perpara sb

  • Te befte mire o Rezart Taci! Sic e nise e bitise. Une te kam bere lanet ne emer te popullit te cilit i grabite pasurine e vene me gjak per 40 vjet. Thyef qafen, o i mallkuar!

  • Mund te me shpjegoje ndonjeri;c’do te thote”te dhenat bazike”?.Mos ka te beje gje me kimine kjo shprehje?

  • mos u genjeni: ky artikull nuk nxjerr sic duhet aferat e Tacit: pse nuk nxirrni aksioneret e vertete te ARMO-s? Ne tave jane emra politikanesh te larte te majte dhe te djathte, qe qeverisen ne vitet 2009-2013, cka tregon se kjo kompani eshte vjedhur me kompromis; TURP! Nese kjo qeveri qe erdhi nuk ja nxjerr petet lakrorit, te pakten mos te na genjeje!

  • E para, kompania nuk u “privatizua” nga Taçi, por “e privatizuan” ustallarët e pushtetit nëpërmjet Taçit.
    E dyta, ishin këta ustallarë që gjetën Azerbajxhanin si treg shitje, prandaj dhe vetë kokat e shtetit shkonin e vinin disa herë atje,
    E treta, do jenë përsëri këta “ustallarë” që do e nxjerrin Taçin nga borxhet, pa u lagur….
    Rroftë Shqipëria, “hA-mer-ika e vogël” e Ballakanit!!!

  • salepi vetem piramida diti me ndertu – dhe kjo eshte nje nga historite e suksesit te salepit te mallkuar pas piramidave te 1997, grushtit te shtetit 1998, krimit te Gerdecit dhe te Bulevardit –

    lulkuqja duhet ti kujtoje edhe keto !!!

  • Saliu nuk qeverisi per tete vjet.
    Ai ngriti nje piramide shteterore me te cilen furnizonte familjaret ministrat e deputetet dhe administraten e tejpolitizuar.
    As qe mund ta mendoje njeri pa le te n thote: Saliu beri shtet ose saliu beri reforma.

    Ajo qe thuhet me plot gojen eshte : Saliu beri nje baderdi shteterore,ekonomike dhe sociale qe nuk ka njohur jo vetem historia e Shqiperise edhe ne momentet me te veshtira, por edhe ne bote nuk e gjen dot kete baderdi qe ai solli dhe shkaktoi.

    Lidhur me borxhet e ketij monstruoze, keshtu e katandisi saliu bisnesin e madh dhe te vogel.

  • pasurite e perbashketa te shqiptareve qe behen rrush e kumbulla nga njerez te papergjegjshem.te njejtin fund do kishte dhe albpetroli.

  • Ky Sali monstra eshte njeriu me i zi se nata , me i zi se zifti, me katil se xhelati . jane keto dhumti te ketij perbindeshi qe pasi beri disa manovra per te mundesuar , veprimtarine e tij ku si strategji per mbrojtje nga nenshkimi i pa shmangeshem , ka zgjedhur ” Sulmin ” si arme djallezore per tu mbrojtur , per te krijuar konflikte, percarje e gjak derdhje ” Keto miljarda lek borxhe te kompanise te Rezartit te quajtur A . R . M .O jane fasada e te vertetes mendoj. E verteta shpreh me bindje eshte nje mashtrim dhe se koka e kasaj piramide e Ali baba eshte dora vet Sheiku tashme Sali i cili duhet te hetohet dhe te konfiskohet e me pas te nenshkohet nga drejtesia ne baze te ligjit me drejtesi , ndershmeri, transparence ky Krye kriminel me banden e tij , kjo do jete çlirimi e shpetimi i vertet perfundimtar i shqiptareve e Shqiptareve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *