Zbardhen emrat e 9 prokurorëve të rinj që Llalla i propozoi Nishanit

Dita

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, propozon te Presidenti Bujar Nishani dekretimin e nëntë prokurorëve të rinj.

Propozimi i nëntë emrave të oficerëve të Policisë Gjyqësore, kandidatë për prokurorë, është bërë pas procedurës së testimit me shkrim dhe me gojë të zhvilluar javën e fundit. Mësohet propozimi vjen pas shpalljes së nëntë vendeve vakante për prokurorë në prokuroritë e rretheve Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë. Procedura e konkurrimit me shkrim është zhvilluar të enjten më 29 tetor në ambientet e Prokurorisë së Tiranës.

Pavarësisht numrit të madh të vendeve vakante, mësohet se kësaj radhe ishte rritur pragu i pikëve, me të cilat kandidatët do ta kalonin testimin me shkrim. Një ndryshim tjetër ka qenë se nga 20 modele tezash në konkursin e më parshëm, së fundi janë përdorur vetëm pesë teza duke ngushtuar kështu modelin e pyetësorëve, raporton News 24.

Emrat e dërguar te Presidenti mësohet se janë: Emror Kasaj, Elidon Hysenaj, Mirela Kapo, Alma Bramo, Urim Buci, Jonad Bara, Gëzim Çopa dhe Bledar Valikaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *