Zbardhen emrat e viktimave: 24-vjeçari vrau xhaxhallarët dhe fëmijët e tyre

DITA Online

 

Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ngjarje tepër e rëndë, për shkak edhe të bilancit me 8 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Ka qenë 24-vjeçari Ridvan Zykaj ai që ka shkaktuar masakrën duke ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona.

Si ndodhi ngjarja

Autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai.

Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vetë xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Viktimat

Pak kohë pasi ndodhi ngjarja janë zbardhur edhe emrat e 7 prej viktimave në fshatin Resulaj.

Ata janë: Azem Zykaj, 45 vjeç

Aferdita Zykaj, 42 vjeçe

Demir Zykaj, 75 vjeç

Perie Zykaj, 72 vjeçe

Besim Zykaj, 43 vjeçe

Vasilika Zykaj, 42 vjeçe

Sara Zykaj, 16 vjeçe

Ledion Zykaj, 8 vjeç

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.

Në foto: Autori i masakrës, 24-vjeçari Ridvan Zykaj

a.s/dita

Share This Article
7 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *