Nga kampi i të majtëve, PS synon vetë Bashkinë e Librazhtit. Kandidatët më të mundshëm janë kryetari aktual i PS Kastriot Gurra dhe Sokol Skura. Kurse Bashkia e Prrenjasit mësohet se i është lënë LSI dhe mendohet që kandidate të jetë deputetja Miranda Rira, për të cilën mësohet se para një jave ka bërë regjistrimin në Gjendjen Civile si banore e këtij qyteti.
Ndërkohë, demokrati Shefki Çota kundërshton lajmet për një rikandidim të mundshëm të tij në krye të Bashkisë së Librazhdit nën siglën e LSI.
Ai i tha për ABC se është një nga propozimet për kandidimin në zgjedhjet e qershorit.
