Zbardhen kërkesat e PD-së për reformën territoriale

anazapta

Një muaj përpara skadimit të kohës parlamentare për miratimin e mundshëm të reformës së re territoriale, Partia Demokratike, bashkë me shoqatat e të zgjedhurve vendorë, do të paraqesin propozimin e tyre se si duhet kryer një nga reformat më të rëndësishme për vendin.Deputetja Jorida Tabaku, e cila deri pak kohë më parë ka kryer detyrën e nënkryetares së Bashkisë, kujdeset të saktësojë që në fillim se thelbi i kësaj reforme nuk është harta, por decentralizimi, një koncept ky i kundërt me rrugën e ndjekur prej qeverisë. “Reforma territoriale duhet të jetë një reformë e cila nis me decentralizimin, vazhdon me ndryshimet në paketat e ndryshme ligjore, në ligjin për pushtetin vendor dhe ka si produkt përfundimtar një hartë, një ndryshim territorial. Pra harta nuk është qëllim në vetvete, por harta si përfundim dhe produkt i një procesi logjik të nisur me këto elementë që përmenda”, thotë deputetja Jorida Tabaku.

 

Propozimet e PD

Në draft-rezolutën që pritet të miratohet nga takimi i fundit, ku janë ftuar të zgjedhurit nga 386 njësi vendore, peshën kryesore për paketën reformuese do ta mbajnë propozimet e ekspertëve, një prej të cilëve flet për një ndarje nga 88, deri në 100 njësi vendore. Ndërsa një pikë tjetër e rëndësishme për opozitën vazhdon të jetë konsensusi politik në Kuvend, i cili duhet të jetë në bazë të çdo vendimi për çështjen e reformës administrativo-territoriale. “Jo vetëm se preket Kushtetuta, konsensusi duhet të jetë minimumi për çdo reformë që prek më shumë se 4 vite të një mandati qeverisës. Reforma territoriale mund të prekë 20-25 vitet e ardhshme, ndoshta edhe më shumë. Është përvoja parlamentare që bashkëpunimi politik ka realizuar disa reforma të rëndësishme”, sqaron Tabaku në një intervistë për TCH. Qëndrimi që përkrah opozita në këtë rezolutë është dhënia e mundësisë komuniteteve për t’u shprehur me referendum lokal për ndryshimin e kufijve vendorë, gjë që do të thotë se koha se kur përfundon reforma administrative territoriale për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi parësore, ashtu siç ka për qeverinë, e cila ka synim që zgjedhjet e ardhshme lokale t’i zhvillojë sipas hartës së re. Për opozitën çelësi i suksesit nuk qëndron tek koha, por tek vullneti për të punuar së bashku në mirëbesim. “Ne nuk mund të imponojmë dot axhendën e qeverisë. Reforma territoriale ka qenë një nga objektivat e qeverisë, por nga ana tjetër mund të them që ekziston varianti që të lihet me konsensus një datë për një palë zgjedhje se kur mund të hyjë në fuqi. Çdo gjë është pjesë e vullnetit politik”, thotë deputetja demokrate.
 

Share This Article
3 Comments
  • Sinqerisht fyej intelektin tim kure shikoj ose lexoj lajme qe kane ne permbajteje emrin e Lul Bashucit…… I pafte…nje vrases.. nje hajdut qe e ngriti Saliu vetem se i sherbente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *