Zbardhen konkluzionet e takimit BE-Shqipëri

Dita

Reforma në drejtësi dhe konsensusi midis opozitës dhe mazhorancës kanë qenë konkluzionet kryesore të nxjerra sot në tryezën e katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë, Bashkim Evropian-Shqipëri, e para tryezë pas marrjes së statusit të vendit kandidat.

Bashkimi Europian i kërkon Shqipërisë intensifikim të reformave dhe gjithëpërfshirje në procesin e reformës në drejtësi. BE kërkon që Shqipëria të japë rezultate për çështjen e hapjes së negociatave. Sa i takon gjyqësorit, sipas ekspertëve të BE-së, e rëndësishme është pavarësia dhe eficenca e sistemit gjyqësor, ndërsa garantohet se do të jepet ekspertizë dhe financime për të kryer reformën në drejtësi.

 

Midis të tjera, si një nga pikat më të rëndësishme është kërkuar dhe depolitizimi i institucioneve. Ndërsa është lënë dakord që grupet e punës të takohen 2-3 herë në vit për të diskutuar lidhur me hapat e hedhur në procesin e përmbushjes së standardeve. /E.K

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *