Zbardhen kriteret e konkurseve të pranimit në degët e arteve

anazapta

Ndryshon raporti ndërmjet pikëve të konkursit dhe provimeve të maturës shtetërore për të rinjtë që duan të vijojnë ndjekjen e studimeve të larta në Universitetin e Arteve gjatë vitit të ri akademik 2013-2014. Senati akademik i këtij universiteti ka miratuar tashmë rregulloren dhe kriteret që do të ndiqen për pranimet e reja (që do të realizohen në shtator) për të tria fakultetet, të Muzikës, Arteve të Bukura, si dhe Fakultetin e Artit Skenik. Nga 300 pikët që duhen grumbulluar në total, 80 për qind të tyre kandidati duhet ti fitoje permes konkursit special, ndersa 20 për qind e pikëve i referohen rezultateve të arritura prej tij në maturën shtetërore (ku përfshihen notat e 4 provimeve dhe mesatarja e shkollës së mesme). Ndërkohë që një vit më parë raporti i pikëve mes konkursit dhe provimeve të maturës ishte 70 me 30 për qind.

Ditën e djeshme janë zbardhur vendimet më të fundit të marra nga Senati Akademik i Universitetit të Arteve, mbi procedurën që do të ndiqet në përzgjedhjen e kandidatëve të rinj që do vijojnë ndjekjen e studimeve të larta në të tria fakultetet e arteve. Ky raport tregon se piket e fituara ne konkurse speciale, (zhvillimi i të cilave është planifikuar te nise ne fund te gushtit), jane vendimtare në përcaktimin e kandidatëve fitues per kuotat e merituara. Ne rregulloret e miratuara për secilin fakultet,theksohet se çdo kandidat në total do të vlerësohet me 300 pikë, nga të cilat 240 i takojnë konkursit, si dhe 60 pikë provimeve të maturës shtetërore.

Edhe pse totali i pikëve që duhen realizuar është i njëjtë për të tria fakultetet, pragu minimal i pikëve që duhet të sigurojnë kandidatët për të vijuar më tej në garën e përzgjedhjes ndryshon. Konkretisht në Fakultetin e Muzikës dhe atë të Artit skenik pragu minimal i pikëve që kandidati duhet të grumbullojë nga konkursi është 25 për qind e totalit të pikëve. Ndërsa për Fakultetin e Arteve të Bukura është vlerësuar se ky prag do të jetë më i lartë përkatësisht me 30 për qind të totalit të pikëve. Në rast se pikët e siguruara janë më pak, atëherë kandidati humbet të drejtën e ndjekjes së studimeve në këto degë. Për të hyrë në konkurs çdo kandidat, apo maturant duhet që më parë të bëjnë plotësimin e formularit A2, në të cilin duhet të listojnë dhjetë degët më të preferuara ku duan të vijojnë studimet e larta publike.

Më pas, rreth mesit të gushtit këta kandidatë duhet të paraqiten në sekretaritë mësimore të secilit fakultet për të bërë regjistrimin e pjesëmarrjes në konkurs. Nëse nuk e kryejnë këtë procedurë në afatet e caktuara atëherë kandidati nuk lejohet të marrë pjesë në konkurs, e për rrjedhojë humbet edhe të drejtën për të ndjekur shkollën e lartë në nga 30 programet studimore të arteve. Përzgjedhja e fituesve do te behet nga Komisioni i Pranimit të Programit të Studimit, anëtarët e të cili kanë në dispozicion 240 pikë, me të cilat çdo anëtar vlerëson kandidatin gjatë testimit.

Në rastin kur kandidatët kane fituar te njejten sasi pikesh, ata renditen  sipas rendit zbritës të pikëve të fituara ne testimin special. Mbi 30 eshte numri i programeve studimore, për të cilat mijëra të rinj do të garojnë për të fituar studimet e larta. Megjithate, garapër këto programe studimi parashikohet te jte e forte, pasi fluksi i kerkesave te maturantëve paraqitet i lartë, ndërkohë që kuotat e miratuara gjatë viteve të mëparshme kane qene te kufizuara perballe kërkesave të paraqitura. Programet e plota në lidhje me temat dhe llojet e pyetjeve tashmë janë të detajuara online në faqen zyrtare të Universitetit të Arteve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *