Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, e drejtuar nga kryetarja Naureda Llagami. Në mbledhjen e sotme do të diskutohet për miratimin e akt-rregullores ku do të përcaktohet pikëzimi dhe renditja e kandidatëve jo-gjyqtarë që garojnë për Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë do të ketë 19 anëtarë dhe anëtarët jo-gjyqtarë do të përbëjnë vetëm 1/5 e trupës së kësaj gjykate. Kjo akt-rregullore që pritet të miratohet është vlefshme vetëm për kandidatët jo-gjyqtarë dhe jo për kandidatët gjyqtarë.
Raporton se këta kandidatë duhet të kenë të paktën 15 vite karrierë si juristë të spikatur dhe të kenë merita profesionale, personale dhe organizative. Ata duhet të kenë ekspertizë të spikatur, si dhe të vlerësohen për përgjegjshmëri dhe paanësi.
KLGJ do të marrë parasysh edhe gradat shkencore të juristëve kur të bëjë përzgjedhjen.
Aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur me dy anëtarë: Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin. Dy ditë më parë, Ilir Meta i dërgoi një letër KLGJ-së ku kërkonte informacion mbi propozimet për vakancat në Gjykatën e Lartë, por Saimir Visha, eksperti i monitorimit të reformës në drejtësi, deklaroi se presidenti nuk mund të kërkojë llogari nga KLGJ sepse ky institucion është pushtet i pavarur.
Diskutimet e anëtarëve në mbledhjen e KLGJ, shkruan TCH.
“Jemi koshientë se si janë bërë më para emërimet në Gjykatën e Lartë. Në lidhje me statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë përcaktuar të gjitha kriteret për emërimin e kandidatëve jo gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Ligji parashikon kriteret që duhet të plotësojë kandidati për GJL. Është më e ndershme që kushdo që garon të shikojë vlerësimet që do të marrë nga KLGJ në bazë të punës së tij”, Dritan Hallunaj.
“Kjo rregullore do të bëjë një renditje mbi tre kritere të bazuara mbi aftësitë profesionale, menaxheriale dhe personale. Ka qenë shumë e vështirë që të përcaktojmë se cilët do të jenë këta indikatorë për secilin kriter ndaj do të bashkangjitet edhe një metodologji”, u shpreh Brunilda Kadi.
b.b/dita

C’ka po heq edhe drejtesia me krijimin e gjykatave turli gjykata.Kjo po me kujton ate kangen e hereshme te ndertimit te kanalit te Myzeqese.
Hec hec e s’ka te sosur ky kanali i Myzeqes.
Hec e hec e s’ka te sosur fundi i drejtesise tek ne.