Zbardhen kuotat e pranimit të refugjatëve nga vendet e BE-së

Dita

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-­së për të pranuar 40.000 azilkërkues nga Siria dhe Eritrea të cilët kanë zbarkuar në Itali dhe Greqi, pranime këto që do bëhen gjatë dy viteve të ardhshme.

Gjermania, Franca dhe Spanja janë vendet që do të pranojnë shumicën e emigrantëve në bazë të planit të fundit të Komisionit. Emigrantë të paligjshëm në Lampeduza të Italisë Nga 40.000 emigrantë që konsiderohen “nevojë e qartë për mbrojtje ndërkombëtare”, Komisioni thotë: Gjermania do të marrë 8763 (21,91%) Franca do të marrë 6752 (16,88%) Spanja do të marrë 4288 (10,72%) Britania ka pranuar se do të mbetet jashtë këtij plani për emigrantët, duke mospranuar asnjë azilkërkues apo refugjat luftë. Shpërndarja e emigrantëve sipas kuotave nëpër vendet e BE-­së ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet në disa vende të BE-­së, të cilat e kundërshtojnë këtë plan.

Franca, Spanja, Hungaria, Sllovakia dhe Estonia kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë plan të Komisionit Europian.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *