Zbardhet amendimi, parashikohet kompani shtetërore për bastet

Ornela

Qeveria po studion mundësinë e krijimit të një kompanie publike, e cila do të funksionojë si një monopol shtetëror për ushtrimin e aktivitetit në fushën e basteve sportive.

“Për vazhdimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie, po konsiderohet mundësia e trajtimit të saj si monopol shtetëror dhe ushtrimi i kësaj veprimtarie nga struktura shtetërore të ngritura posaçërisht”, –thuhet ne relacionin e depozituar në kuvend nga Këshilli i Ministrave.

Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se masa drastike për mbylljen e të gjitha pikave të basteve sportive dhe garave në pistë ka si shtysë kryesore zbulimin e disa rasteve të rrezikshme ku organizatat kriminale kanë vepruar për të pastruar para përmes kësaj industrie.

Kjo është edhe arsyeja përse qeveria po sheh mundësinë e zhvillimit të basteve nga një ndërmarrje shtetërore, e cila do të ketë një veprimtari të kontrolluar dhe shumë herë më të reduktuar në hapjen e pikave fizike të lotove.

Si model është duke u marrë legjislacioni i vendeve Skandinave, të cilat e lejojnë vetëm kompanitë publike të ushtrojnë aktivitet të tillë.

Nisma ligjore e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë mbyll më 31 dhjetor të këtij viti të gjithë veprimtaritë e basteve, ndërsa largon nga zonat e banuara kazinotë elektronike. Xhiro e kompanive të bixhozit në fund të 2017-s arriti në 152 milion Dollarë.

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • dhe palloshi na tha gjë tjetër!
    dhe po qe se palloshi thotë që nuk do të bëhet,atëherë bëhet!!
    ka dy variante për ta shpjeguar këtë anomali!!
    o ai nuk ja ka idenë e asaj që flet
    o ai është një gënjashtar patollogjik
    për mendimin tim ai anon në 99.99% nga varianti i dytë!
    prandaj vijmë në një tjetër hipotezë(normalisht është e vërtetuar)se ajo që ai thotë që dallaveri i quajtur “pakti detar”,kësaj rradhë është më i mirë se ai që bëri berisha,duhet të jetë më i keq!
    pra ajo që thotë tradhëtari i parë,sali berisha,se ky në vënd të 360 km2,që fali ai,po fal 1300km2 është e vërtetë!!
    ti thyesh rekordin e tradhëtisë berishës!?
    do të thotë të jesh një tradhëtar i pamatshëm!!

  • ME RILINDJEN ENVERISTE DREJT MAJAVE TE NDRITURA TE SOCIALIZMIT DHE KOMUNIZMIT

    Po shteti e ka provuar me mijra here ne histori qe eshte nikoqiri me i keq i administrimit te prones publike?

    PO PSE EDI RAME QE S’DI NGA LIDHET GOMARI DO TE KULLANDRISE LLOTON BOLSHEVIKE SHQYPTARE?

    Po pse i ka leshuar pa frena koncesionet dhe PPP e tij kur po kthen Kohen e Qepes te Enveri?

    Si t’i kuptojme keto kontraverse te Kryeministrit tone si Kimi dhe si Enveri?

    • Ore ti na lodhe me këto komente. Ngele duke përmendur Enverin. Këta të gjithë janë pjellë e Enverit por janë tipik bajraktar anadollak. Vetëm se edromi është më i specializuar në vjedhje se Sala. Zgjohu se të ka ngel ora te e Enveri.

      • PO LUFTEN ME PJELLAT E ENVERIT KUSH TA BEJE?

        Po enveristet kane dale te gjithe nga brimat e miut per te mbrojtur istikamin dhe urdherojne me kercenime gazeten DITA te publikoje papushim materiale mallengjyese per t’i mbushur mendjen katunareve fanatike dru me pre se sa MATERIALE TE VORFNA e kishte perdorur Enveri dhe Nexhmija per te ndertuar CIFLIKUN e tyre feudal te rrethuar anembane me tela me gjemba si Auschwitzi i Hitlerit, njashtu si Edvini dhe Linda e Edvinit per vilat ne Surrel

        E SHIKON SA AKTUAL ESHTE ENVERI?

        sepse:

        O Enver o djall t’u shofte FARA
        Ngado shkoj me del PERPARA

        • Nuk bëhet opozitë me babalet. Behët duke denoncuar në prokurori dhe media krimin ekonomik dhe social që kjo qeveri po i shkakton sot dhe të ardhmes së popullit shqiptar. Bëhet duke denoncuar këtë sistem arsimor që vazhdon traditën e Saliut, përgatit njerëz të pa aftë të njohin të drejtat e tyre që shikojnë shpëtim halet e evropës dhe rrugën e krimit.
          Në të gjitha ato raste që prokuroria nuk përgjigjet denoncimeve, të denoncohet vet prokuroria tek mediat që financon opozita.
          Ndaj fajtor nuk është vetëm edromi dhe rraca e vet që gjejnë dhe bëjnë. Fajtor janë dhe intelektualët shqiptarë dhe opozita e babales.

        • jo mor jo
          enverin e ke nga pas,o nastrogërku!!
          ta ka shpartalluar buythën dhe stë mban mutin!!
          të rrjedh çurk shalve!!

  • Ja ku e kini modelin e vendeve Skandinave per lojrat e fatit :Legjislacioni i tyre lejon vetem kompani publike qe te ushtrojne kete veprimtari dhe te ardhurat do ti kalonje publikut (popullit) dhe jo “Klaneve”qe harbojne me parat qe fitojne duke mashtruar ata qe verbohen nga reklama e tyre dhe lemosha qe ndajne per familjet e varfera!Dhe qe te mos quhet edhe qeveria piestare ne kete afere te ndyre ta coje deri ne fund reformen per lojrat e fatit.

  • Shteti nuk kontrolloi dot kompanite, e tani do te kontrolloje vete kompanine shteterore.
    Nuk zgjidhen problemet me bllokime e mure, zgjidhen duke kontrolluar dhe ruajtur standardet per te gjithe njesoj, duke perfituar dhe taksa te drejta e te arsyeshme dhe mbrojtur te miturit nga loja…

  • Shoke po kjo e kriekaqolit a quhet shpifje apo mashtrim? A duhet cuar dhe ai ne biruce bashke me Lulushin dhe Saliun?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *