Policia e Lezhës ka zbardhur detaje në lidhje me atentatin ndaj shtetasit Florian Dushku.
Militanti i LSI i cili ishte plagosur edhe ditën e zgjedhjeve gjatë një incidenti në Shëngjin ishte shënjestra e atentatit të së dielës po në këtë qytet.
Ai ka bërë kallëzim në polici dhe dhe sipas deponimit të tij, tre autorët e ngjarjes, i kishin thënë disa herë më parë që të mos dilte të votonte pasi njihej si mbështetës i LSI. Ndërsa personi tjetër që mbeti i plagosur, Samet Berçaj është goditur aksidentalisht.
Nga kryerja e veprimeve hetimore e proçeduriale, është bërë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje , shtetasit :
G.M. 25 vjeç, banues në Lezhë, S. N. 19 vjeç, banues në Lezhë dhe D.N. 20 vjeç , banues në Lezhë Po kështu në vijim të veprimeve të kryera për këtë ngjarje , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleksandër Ujka, 54 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi u bë për veprën penale të parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara në restorantin në pronësi të këtij shtetasi , janë vërejtur ndërhyrje dhe fshirje të pamjeve filmike të regjistruara në intervalin kohor kur ka ndodhur ngjarja.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, një automjet i tipit Benz si dhe dy shkopinj prej druri. Janë marrë, administruar dhe po analizohen, pamjet filmike të kamera të sigurisë të vendosura nga subjekte të ndryshme tregtare, të cilat mendohen se kanë filmuar ngjarjen e ndodhur. Vazhdojnë hetimet për të bërë të mundur kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, si dhe sqarimin e plotë të fakteve, rrethanave të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore e proceduriale ju kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, mbi bazën e neneve 278 / 274 /301 dhe 329 te Kodit Penal për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Po ish-pronarin e kryeministrise sali karaxhiç udb-en perse nuk e burgosni per fshirjen e serverit te kryeministrise me 21 Janar?!!!!!