Zbardhet dëshmia e një prej oficerëve në Rinas: Si u kthye pas avioni nga Greqia me 68 pasagjerë

Rovena Cerka

Zbardhet dëshmia e një efektivi policie në komisariatin e Rinasit, Astrit Kurti. Në dosjen e hetuesve thuhet se personi i parë që mori dijeni për situatën e bllokuar në aeroport ishte Astrit Kurti, me detyrë inspektor i vendqëndrimit të avionëve.

Para hetuesve ai ka treguar se si rrodhën ngjarjet në aeroport haps pas hapi, deri në kthimin e avionit të parë me 68 pasagjerë të linjës Athinë-Tiranë, raporton News 24.

Kurti ka sqaruar se “më datë 7 prill në aeroportin e Rinasit kanë qenë të planizuara për të udhëtuar nga Rinasi në drejtim të vendeve të tjera, 13 linja ajrore me pasagjerë”. Nga këto 13 linja, janë nisur të fluturim 5 linja ajrore dhe tetë linjat e tjera janë pezulluar nga ana e Albcontrollit. Gjithashtu edhe linja ajrore Aegean, me intinerat Athinë-Rinas, është nisur nga Athina për në Tiranë dhe është kthyer sërish mbrapsht për në Athinë pa u ulur dot në aeroportin e Rinasit për shkak se i është anuluar ulja nga ana e Albcontrollit.

Bazur në raportin e shërbimit të përpiluar nga punonjësi i policisë, inspektor Astrit Kurti, i cili ka qenë i planëzuar me shërbim në VQA ( vendqëndrimin e avionëve), ka rezultuar se rreth orës 08:30 ka shkuar te zyra e ‘load kontroll’ ku merret informacion mbi linjat ajrore dhe është informuar se linja ajrore nga Athina për në Tiranë është nisur dhe se ulej në Rinas në 09:25.

Kurti ka shpjeguar në raportin e shërbimit se rreth orës 09:30 ka dalë nga vendqëndrimin e avionëve për të pritur linjën ajrore që vinte nga Athina për në Tiranë, por aty në pistë ka konstatuar avionin e linjës Air Albania për në Stamboll dhe se marshalli i ka thënë që punonjësit e Albcontrollit janë në grevë dhe se janë në pritje të një konfirmimi.

Kurti shpjegon më tej se në shërbimin e ‘Load Kontrollit’ është njoftuar nga punonjësit se avioni i linjës ajrore që vinte nga Athina për në Rinas, është kthyer mbrapsht për në Athinë me 68 pasagjerë në bord. Sipas Kurtit, në raportin e shërbimit se rreth orës 10:10 është nisur avioni i ‘Air Albanias’ për në Stamboll, ( pra është nisur me 50 minuta vonesë ) dhe se gjithashtu rreth orës 10:35 është ulur avioni i linjës ajore ‘Wizz Air’ nga Milano për në Rinas.

Kurti shpjegon më tej në raportin e shërbimit se rreth orës 11:00 ka shkuar te zyrat e load kontrollit për të marrë informacion për avionin që vinte nga Athina për në Tiranë  dhe se aty i kanë konfirmuar punonjësit se nuk ka më fluturime, dhe se pasagjerët që kishin bërë cekinin do ktheheshin dhe nuk do fluturonin për shkak të pezullimit të fluturimeve.

m.m/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *