Zbardhet e-maili i BSH-së për punonjësit: Ruani diskrecionin

redaktor

Zbardhet e-maili sekret që Banka e Shqipërisë u shpërndau vartësve të tij, pak orë përpara se të denonconte në prokurori vjedhjen e shekullit në institucionin financiar.

Departamenti i Burimeve Njerëzore ka shpërndarë në e-mailet e punonjësve të BSH-së, një tekst të njëjtë për të gjithë, të cilët janë informuar lidhur me denoncimin në prokurori të punonjësve Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë vjedhur miliona euro nga Arka Stok.

“Dy punonjës të BSH kanë kryer një gjest të ulët dhe të shëmtuar dhe janë denoncuar në prokurori”, thuhet në e-mailin e cituar nga “GSH”.

Departamenti i Burimeve Njerëzore paralajmëron punonjësit për përgjegjësi penale, nëse flasin për këtë çështje jashtë institucionit të BSH-së.

“Ju kujtojmë detyrimin për ruajtjen e diskrecionit. Çështjen mos e diskutoni as jashtë as brenda, mbani përgjegjësi”,
thuhet në emailin ku paralajmërohen masa nëse çështja bëhet objekt bisede.

Mënjeherë pas ngjarjes, Banka e Shqipërisë bëri një njoftim të shkurtër, ku informohej zyrtarisht denoncimi në prokurori i dy punonjësve për abuzime financiare, madje pa dhënë as emrat e tyre, që më vonë rezultuan se ishin Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

Share This Article
2 Comments
  • NUK JANE KETA DY VETA POR GRUPI ESHTE I MADH NE VJEDHJEN E BANKES TE SHTETIT ,KU VJEDHJA NUK ESHTE 6 MILION DOLLARE POR SHKON RETH 46 MILION DOLLARE PA LLOGARITUR FATURAT TE FIRMOSURA NGA FULLANI.NERASTESE KA SHTET FULLANI DUHET TE JAPE DOREHEQJE DHE TE BEHET INPEKTIME NGA EKSPERTE VENDAS DHE TE HUAJ.SI MUND TI THUASH PUNONJSVE TE BANKES TE SHTETIT MOS FLISNI PER VJEDHJEN ,KJO ESHTE VEPER KRIMINALE E FULLANIT .LEKET NUK JANE LUAJTUR NE KAZINO POR JANE BLERE PRONA DHE APARTAMENTE ,POR ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE NUK FLET OPOZITA SEPSE KANE TE AFERMIT NE PUNE NE BANKE..

  • Bsh ju kujton detyrimin per ruajten e diskretionit!..ah ah
    Ne ,populli i Shqiperise,te gjithe atyre qe punojne ne banke ju rikujtojme detyrimin para Ligjit:cdo deshmitar te nje Krim qofte ky ekonomike duhet ta raportoje para Drejtesise,e lere me kur ky Krim kryet ne banken kombtare!
    Pra,obligimet para Shtetit e para spopullit shqiptar bien ma shume e kallon para obligimet para fullanit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *