Në një aksion për grupet kriminale, u bë i mundur arrestimi i Enea Bekteshi, i cili dyshohet ketë qenë i pranishëm në automjetin që goditi makinën e policisë disa ditë më parë në Elbasan.
Policia ka identifikuar personat që kanë qenë të pranishëm në automjetin e bindura që përplasi makinën e policisë në Elbasan. Enea Bekteshi dyshohet të këtë qenë anëtar i disa ngjarjeve kriminale. Bekteshi dyshohet si shoferi i Audit që goditi mjetin e Zv.Dr.Policisë, para 2 javësh në Elbasan.
Por Enea Bekteshi dyshohet se është pjesë e grupit të njohur si banda “Çela” që disa muaj më parë, më 6 gusht 2017 qëlloi me antitank biznesin e fisit” Çapja”, hotel “Universin”, me të cilët kanë rivalitet në fushën e krimit.
