Ekspertiza mjeko-ligjore: Deputeti Olldashi vdiq nga plaga në kokë

anazapta

Shkaku i aksidentit të deputetit të PD-së dhe ish-ministrit Sokol Olldashi, mbetet tek pakujdesia në drejtimin e veturës luksoze tip “Benz”, me targa AA003HN, kurse si shkak i vdekjes është përcaktuar goditja e fortë në pjesën e kafkës së kokës, e cila është dëmtuar rëndë, aq sa ekspertët konstatuan mungesë të indit trunor dhe kockor. Goditja traumatiko-hemorragjike, pra plaga e thellë dhe derdhja e sasive të mëdha të gjakut, i ka sjellë humbjen e jetës 41-vjeçarit në timon, teksa mjeti i tij doli nga rruga Elbasan-Tiranë afër “Lapidarit të Krrabës”, në një kthesë 45 gradshe, me shpejtësi deri në 45 km në orë dhe pas zvarritjes në rrëpirë prej 10 metrash, është përmbysur në rrugën dytësore të fshatit. Pikërisht ky moment ka sjellë rënien me kokë të deputetit në pjesën ndarëse, kolonën mes xhamit dhe pjesës metalike, pasi nuk ka pasur as rripin e sigurimit. Ekspertiza zbuloi se nuk ka prezencë të alkoolit në gjak apo të substancave të tjera të jashtme dhe gjendja shëndetësore e deputetit ka qenë e mirë. Duke e bashkangjitur raportin e autopsisë mjeko-ligjore me atë të auto-teknikës së bërë disa ditë pas aksidentit, merr formë të plotë hetimi për ngjarjen e 20 nëntorit. Prokuroria mori dje në dorëzim edhe këtë raport, për të përpiluar konkluzionet përfundimtare.

 

Ekspertiza mjeko-ligjore

Ekspertiza mjeko-ligjore hedh dritë mbi shkaqet e vdekjes së ish-ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi, në rrugën e kthimit nga Elbasani drejt kryeqytetit, rreth orës 21:15 të mbrëmjes së 20 nëntorit në Qafë-Krrabë. Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, deputeti i PD-së Olldashi ka humbur jetën nga shoku traumatiko-hemorragjik, karakteristikë e aksidenteve automobilistike. Mësohet se gjatë ekspertizës nuk është konstatuar përdorim i lëndëve të huaja, dhe është konfirmuar fakti se deputeti Olldashi nuk ka qenë nën ndikimin alkoolit në momentin e aksidentit. “Nga akti i ekspertimit toksikologjiko-ligjor, rezulton se në gjakun e viktimës nuk u konstatua prania e alkoolit metilik”, thuhet në raport pas analizave të gjakut dhe atyre biologjike.
Koka e deputetit është goditur nga kolona e makinës, sipër dritares së pasagjerit. “Tek kufoma e shtetasit Sokol Olldashi u konstatua traumë e rëndë kafkotrunore, e karakterizuar nga thyerje të shumta të kockave të kokës, e shoqëruar me mungesë të indit kockor, kontuzion (shembje) e rëndë e trurit, e shoqëruar me mungesë të indit trunor. Plagë, dermishje dhe ekimoza të përshkruara”, shtohet më tej nga këqyrja për shkakun e vdekjes. Pra dëmtimi i pjesës së kokës ishte aq i rëndë sa ka prekur edhe trurin, ku ka dhe mungesë të pjesëve të vogla të tij. “Këto dëmtime janë shkaktuar me mjete të forta mbretëse, karakteristike edhe për traumat automobilistike. Shkaku i vdekjes së shtetasit Sokol Olldashi ka qenë shoku i rëndë traumatiko-hemorragjik”, mbyllet ky raport, duke e cilësuar zyrtarisht ngjarjen një aksident. Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore iu dorëzua Prokurorisë, ndërsa mësohet se ekspertiza është kryer nga dy mjekë ligjorë, veprimet e të cilëve janë filmuar.

 

Raporti autoteknik

Përfundimisht shkaku i vdekjes mbetet plaga e rëndë në kokë e shkaktuar nga përplasja gjatë përmbysjes së mjetit me pjesën ndarëse metalike te dera. Kurse shkak i aksidentit përcaktohet pakujdesia e drejtuesit që udhëtonte i vetëm. Pak ditë pas ngjarjes doli raporti autoteknik, ku në të gjithë skenën dinamike përcaktohej se pakujdesia në drejtim, shpejtësia, mungesa e rripit të sigurimit, mungesa e barrierave mbrojtëse në kthesë, koha e keqe me shi dhe errësira, ishin shkaqet që sollën këtë aksident. Fushëpamja e kufizuar dhe mungesa e sinjalistikës ishin dy detaje të tjera që iu shtuan shkaqeve të aksidentit. Pati paqartësi rreth mënyrës se si ishte gjetur bosh tubi i alkoolit të frenave dhe si u derdh lëngu gjatë përmbysjes, pasi nuk kishte dëmtime. Po kështu mungonte tabela treguese në vendngjarje për vendin ku u derdh alkooli i frenave. Makina ka qenë në rregull dhe pa defekte.

 

Ekzaminimi Toksikologjik:

-Nga akti i ekspertimit toksikologjiko-ligjor, rezulton se në gjakun e viktimës nuk u konstatua prania e alkoolit metilik.

Konkluzioni Mjeko-Ligjor:

1. Tek kufoma e shtetasit Sokol Olldashi u konstatua traumë e rëndë kafkotrunore, e karakterizuar nga thyerje të shumta të kockave të kokës, e shoqëruar me mungesë të indit kockor, kontuzion (shembje) e rëndë e trurit, e shoqëruar me mungesë të indit trunor. Plagë, dermishje dhe ekimoza të përshkruara.

2. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjete të forta mbretëse, karakteristike edhe për traumat automobilistike.

3. Shkaku i vdekjes së shtetasit Sokol Olldashi ka qenë shoku i rëndë traumatiko-hemorragjik.

 

Raporti Autoteknik:

– Shpejtësia e automjetit (neni 139 i Kodit Rrugor)
Në momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit po udhëtonte me shpejtësi 45 km/h. Sipas ekspertizës, në bazë të nenin 139 të Kodit Rrugor, më specifikisht, në paragrafin 3 të tij, thuhet se: “Veçanërisht, drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë në pjesët e rrugës me fushëpamje të kufizuar, në kthesa… në pjerrësi të forta, … në orët e natës, në rastet e fushëpamjes së pamjaftueshme për shkak të kushteve atmosferike ……”. Në kushte atmosferike të rënduara, siç ka qenë në momentin e aksidentit dhe në një kthesë të fortë, siç është konstatuar nga këqyrja e vendit të ngjarjes, automjeti duhet të lëvizte me shpejtësi më pak se 20 km/h.
– Mosrespektimi i sinjalistikës rrugore (neni 144 i Kodit Rrugor)
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se ekziston sinjalistika vertikale, e cila tregon drejtimin e kthesës në të majtë. Megjithatë, sipas ekspertëve, mungon sinjalistika horizontale.
– Përdorimi i rripit të sigurimit (neni 170 i Kodit Rrugor)
Nga këqyrja në vendngjarje dhe nga ekspertiza ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka pasur të vendosur rripin e sigurimit.
Raporti i ekspertëve autoteknikë ka nxjerrë edhe një përfundim tjetër mbi gjendjen e pareteve anësorë të rrugës. Sipas materialit zyrtar, dorëzuar ditën e sotme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, konstatohet se: “Nga enti pronar i rrugës nuk janë vendosur barrierat e sigurisë në pikat kritike, të cilat rrisin sigurinë e përdoruesve të rrugës në qarkullim”.

 

Prokuroria mori dëshmitë e shoferit, deputetit Cara, e banorëve 

Prokuroria e Tiranës ka bashkuar dje dy raportet mjeko-ligjore dhe atë autoteknik, për të sistemuar edhe dëshmitë e mbledhura në vendngjarje dhe provave të tjera fotografike. Në fund do përgatitet një konkluzion përfundimtar për hetimet e ngjarjes. Grupi hetimor ka marrë në pyetje gjatë këtyre ditëve, shoferin e deputetit, Bledar Begolli, që ka dhënë sqarime për telefonatën e kryer pak sekonda para aksidentit, deputetin Igli Cara, që ka dëshmuar se e priste në Tiranë për darkë të ndjerin koleg dhe se ishte ndër të parët që shkoi në vendngjarje, dhe disa punonjës policie e banorë të zonës, që kanë parë makinën pas aksidentit. Rezulton se të parët tek makina kanë shkuar banorët e fshatit, përfshi edhe biznesmenin Haki Sallufi, që ka lokalin pranë lapidarit. Më pas ka mbërritur deputeti Cara dhe shoferi i Olldashit dhe më tej Patrulla e policisë së tunelit dhe shërbimet e rendit. Nga hetimet rezulton se deputeti është gjetur i pajetë dhe ka qenë e kotë dhënia e ndihmës së parë.

 

 

 

 

 

Share This Article
21 Comments
  • U bene si shume koinçidenca aksidentesh !Po ku ishte zoterija ne Elbasan?!!Vlon krimi politik diten me diell dhe naten me shi…!Mos u beni me naiv..!

    • Po nuk e ka vrare njeri or jo _Ate te shkretin po e mbrojne dhe po ja mbulojne te gjitha kusuret e rinise se dyte lol, kur thote Sala
      te gjitha palet e politikes,
      ndersa ju krijoni fantazi me vrase e me therje …

      Nje gje eshte ama se ai do mbahet mend si i vetmi njeri ne bote qe vdiq nga nja aksident me 40km /ore –Ndoshta mund te hyje edhe ne librin e Gines
      Dhe nqs ai nuk ka qene as i dehur,gje per te cilen nuk besohet –Atahere ai paska qene me nivel IQ shume te ulet…..

  • …provoni te ecni me makinat tuaja me 40 km/ore dhe shikoni se si mund te vdesi robi me ate shpejtesi, dhe per me teper me traum te forte ne koke ( ??????)

  • Ekspertize leshi;mund ta hane vetem ata qe duan.
    Me shume do te me interesonin emrat e ketyre dy “eksperteve” ,mjeke ligjore .Mos ishte sami koceku ndonjeri nga ata????Eshte ai eksperti qe e “zbuloi menjehere” se me 21 janar demostruesit u vrane nga afer (me njeri tjetrin ) .
    Kjo ishte per ndihmese, meqe kane rifilluar hetimet per masakren kryeministrore te 21 janarit.
    Ej,grupi i hetimit,,,,,mos harroni dr.sami kocekun e Spitalit Ushtarak !

  • O shqiperi o Perralle! Perralle nga historia, perralle nga poshtersia, perralle nga budallalleku. Mjafton te maten forcat e perplasjes se automjetit qe batohet me 40km/ore dhe del se kjo force qe mund te kete thyer xhamin, humbet fuqine saj qe te thyeje edhe kafken qe eshte kocka me e forte e trupit te njeriut. Kur godet me cekic edhe mund te thyesh nje kafke, por perplasje me nje siperfaqe te madhe e shperndan forcen e goditjes. Pastaj thuhet dhe shok traum hemoragjik. edhe ky nuk eshte i besueshem, ose ato qe shkruhen jane teper diletante. na ja keto raporte shkruhen me injorance dhe besohen vetem nga injorante. Po te kesh pak njohuri fizike dhe mjeksore e shikon menjehere qe shume gjera nuk shkojne. Mendimi im eshte qe shkrimet e ketyre artikujve jane shume te dobeta. Une do keshilloja redaksine Dita, ose te mos i beje fare ose ti beje me kompetence.

    • Po te pakten te botojne ekspertizen e plote pa komente, minimumi i mundshem qe mund te bejne dhe pa komentet e tyre se na cmenden me keto idtiotesira qe thone, duhet te jesh me te vertete diletant e pa pike pergjegjesie te nxjerresh keto konkluzione

  • Pse nuk besoni qe kur nje njeri qellohet ne koke te vdesi.Ekspertiza eshte shume e sakte .E pa sakte eshte kush e qelloje ne koke. Deri tani eshte thene se tavani prej xhami i makines.
    Iku i shkreti e mori me vete pabesine .

  • krimi dhe mafija politike te vret naten e te qan diten . keto ekspertiza kendonjua besimtareve per BARJAM , mjere ky vende qe u shendrua ne rring vrasesish t e regjur politik per pushtet e populli bene sehir nga vjen kjo name e gjame.

  • @ shpatar

    lexoi mire fjalet se jane shkruar shqip. Nuk thote nga goditja ne koke, por perlasja. Perplasja me xhamin eshte shkruar ne nje raport para.

  • Po qafa perse i ishte prere.? Ne te gjith paraqitjet ne kete Gazet qafa e Olldashit ishte e prere deri ne fatalitet.! Nuk e kuptoi jo nje njeri, jo nje kuader jo nje deputet dhe me kohzgjtje prej 20 vjetsh ne politik dhe institucione te larta te kalohet me nje ekspertize te tille. Ore edhe nje kafsh sikur te ishte goditur ne kete menyre do t`ju beheshi analiza dhe konkluzione me te thella se sa kjo.
    Sa here lexoi gjera te tilla mendja me shkon tek Faik Konica. ” Sapo erdha ne shqiperi thote konica:”pash shtetin. Ata ishin killer madje koka e shqiptarit shkonte shume lire.! Per pasoje edhe koka e Olldashit e Trebickes , e Xhindit, e Komunarit te Kukesit, e Gjykatesit te Vlores dhe e SHISHI ne Durres kokat e tyre shkuan shume lire.Pa permendur ketu mbi 300 police te vrare ku edhe ata ne lufte me krimin gjeten vdekjen.
    Nuk e dije se kush e ka radhen tani se Fatosi i tha: Olldash ti nuk e kishe radhen.?

  • Kolldashi e kerkoi si breshka te nallbani ,do dilte kunder vijes se sa-lehut dhe lul shalengjiturit ,haroi qe kish ngrene ne nje canak me ta ,dhe ne organizaten kriminale te quajtur pd behet si thote saleu e basha dhe pike .

  • Po po tani e “besuam” me te vertete qe u vra nga perplasja ne makine. Kafka e kokes hapet vetem nga goditja qe mund ti jete bere me ndonje leve hekuri ose cekic dhe jo nga makina dhe ku ne ate rrepiren atje nuk ben vaki te vdesin njeriu e shumta mund te kishte nxjerre ndonje shpatull apo krah por te vdiste kurren e kurres. Une nuk besoj asnje fjale te atij raportit mjeko ligjore se nuk e bene detyren e tyre fare. E para kufoma e te ndjerit nuk duhej varrosur pa kaluar 3 dite ku te ishin bere hetimet me imtesi duke i bere autopsine nje per nje trupit te tij si edhe te interesoheshin se ku kishte vajtur dhe ke kishte takuar. Ka shume pikepyetje vdekja e Olldashit, cope muhabeti Olldashi u vra si Kosta Trebicka dhe ata qe e vrane jane ne qendren e PD dhe po shperblehen per veprimin qe bene. Une habitem me qendrimin e familjes qe nuk u interesuan fare por e varrosen me shpejtesi ne vend qe te kerkonin llogari nje per nje shkaqet e vdekjes dhe pasojat e aksidentit, ore fundja le te merrnin nje komision mjeko-ligjor privat, besoj se Olldashi i kishte aq para qe ti paguante apo jo.

  • Sa do desha te dija per familjaret e olldashit se car mendim kan per aksitentin??. Apo edhe ata u blen si familja ajdarit.

  • Olldashi er pesoi si ata qe e kane pesuar e kane vdekur ne “gjueti” dhe “aksidente” sipas skenareve te mafies se PD ku marre pjese ne mbulimin dhe inskeminim e kirmeve edhe Olldashi si ushtar i bindur i kriminelit sali berisha

  • Krejt antishkencor! Nuk e kam dshur si politikan Olldashin,por jeten ska pse tja merrnin! Them keshtu sepse kjo analize thellon pikpyetjet! Megjithate duhet botuar analiza te gjykojme!Varrosja me shpejtesi e pafalshme per shtetin!Heshtja e PD kur Berisha cirrte bythen per veshin e djalit te Cekes…Nuk foli nuk ngriti komision hetimi parlamentar..e varrosi rrufe!…shto paqartesite se pas ores 18 ka shkuar thone ne PD. Kishte mbledhje a nuk ka shkuar PD nuk flet…te pergenjeshtroi nje ze qe e ka pare athe me Audi Q.7 i cili nuk flitet ku eshtë dhe a e nderroi ate shpejt e shpejt Olldashi per të marrë Benz…ku shkoi,ke takoi? As shtypi nuk thellohet! “pasoje e shokut…”thote raporti qe nuk ka gjetur elemente alkolike ne trup te tij!…pra nuk ishte i dehur! Perse nuk ka frenuar,kur ka dale nga rruga? Perse nuk ka alkol depozita? Une nuk besoj kete analize! Duhet trasparence e madhe!

  • Po a ka patur familje, dy tre shoke, a miq ky Olldashi, qe per hater asaj qe i kan pare syte dhe ka heq i ndjeri te kerkojne nje ekspertize tjeter qofte edhe private, si fillim.
    Ketij shteti nuk i besohet asgje.

    Ekspertet mjekesor dhe ato te policise rrugore duhet te merren nen hetim.

  • NE FAKT NUK SHKON TE FLASESH PER TE VDEKURIT SEPSE ATA I KANE MBYLLUR HALLET, POR TE SHKON MENDJA, KY MAVRIA 300,000 DOLLARE MAKINA ME PAGEN E SHTETIT I KA BERE???!!!

  • Olldashi ishte ministri me i suksesshem i ne ndertimin e rrugeve. Tjetrit i shikoni punen jo makinen, se avash-avash po e nxjerrin cmimin e saj sa FERRARI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *