Zbardhet ekspertiza për vdekjen e shqiptarit në Greqi

Elton Tafaruci

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e shqiptarit Pëllumb Marnikolla.

Sipas ekspertizës, në trupin e të ndjerit ka thyerje të kockave, të kockave të kafshës dhe shembjes së rëndë të trupit. Ekspertiza ka zbuluar se ai kishte plagë në kokë dhe hematoma.

Sipas ekspertizës, atij i janë shkaktuar dëmtime me mjet të fortë dhe jo të mprehtë.

“Shkaku i vdekjes, konfuzioni i rëndë cerebral, ose shembja e trurit. Shkaku i vdekjes shembja e trurit nga një traumë e rëndë e kokës. S’përjashtohet mundësia se mund të jenë shkaktuar nga rrëzimi prej së larti”, sqaron ekspertiza.

Familja e Pëllumb Marnikollaj u njoftuar për vdekjen e tij në datën 12 Gusht, 10 ditë pas vdekjes së tij. Ata pretendojnë se i afërmi i tyre është dhunuar nga policia greke, ç’ka ka sjellë si pasojë vdekjen e tij.

Ndërkohë, policia helene pretendon se 29 – vjeçari është vetëhedhur nga kati i katërt i rajonit të policisë “Kato Patisia”. Kjo për shkak se ai kuptoi se do të arrestohej për vepra të tjera penale. Marnikollaj kishte shkuar në polici për të firmosur paraqitjen e tij, duke qenë se hetohej në gjendje të lirë, për një vepër penale.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *