Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorët e grabitjes me maska në zyrën elektorale të LSI-së, ngjarje e ndodhur gjatë fushatës për zgjedhjet e qershorit. Policia e Shkodrës bën të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Balë Qarrica, Gëzim Doda dhe Petrit Pusi. Operacioni i koduar “Rolex” e mori emrin nga ora e shtrenjtë e grabitur mes sendeve të tjera në zyrën e LSI-së. Ora “Rolex”, e cila kushtonte 30 mijë euro, me 52 gurë diamanti në të, i përket ish-drejtorit të Postës së Shkodrës, Shkëlzen Berisha. Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke punuar në zyrën e subjektit të LSI-së, pasi bashkëshortja e tij, notere, ishte në listat e këtij subjekti si kandidate për deputete në qarkun e Shkodrës.
“Ngjarja për të cilën akuzohen të arrestuarit, ka ndodhur më 11. 06. 2013, në orën 09:30, në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit Shkodër, ku është grabitur me armë zyra e subjektit politik LSI. Sot, (dje) rreth orës 15:00, nga ana e shërbimeve të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar ‘Rolex’, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi i tre autoreve të kësaj ngjarjeje dhe konkretisht: Balë Qarrica, 41 vjeç, lindur në Shosh dhe banues në Fshatin Grudë e Re, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale të tentativës së vrasjes, Gëzim Doda, 31 vjeç, lindur në fshatin Qepik, Pukë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit dhe Petrit (Xhekson) Pusi, 26 vjeç, lindur dhe banues në lagjen ‘Mark Lula’ Shkodër, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje me armë zjarri”, bëri të ditur policia e Shkodrës.
Ora është gjetur në banesën e njërit prej bashkëpunëtorëve në grabitje.

30 mijë euro dhe 52 diamantë, për një orë në këtë Shqipëri hallemadhe?! Po qenkan pasanikë të mëdhenj këta, Rokfelerët shkodranë! Një këshillë, Orën ta gëzoni, por gjeni momentet dhe vendet e përshtatshme kur ta mbani, se si i thonë fjalës, nuk mund të shkosh në punë e të mbash me vete këtë vlerë kaq të madhe. Thotë dhe populli…”sipas vendit dhe kuvendi”!
Mos u cudit .Po te jete ushtari Blu i koduar nga Berisha kjo ore nuk mund te krahesohet me llogarite bankare qe kane neper bote.
TA GEZOJ OREN 30000 EU HAJDUTI SE HAJDUTAT E LSI JA KANE VJELLUR POPULLIT SE VETEM ATA DIJNE TE VJELLIN ME BLLOK NE DORE E JANE BASHKUAR ME KRYEHAJDUTIN E SHQIPERIS MISTER 20% E MJER POPULLI KU KA RENE ME KUALICIONIN E TURPIT.
O njerez e kuptoni me ke kemi te bejme.
Cudi e madhe,ne qenkemi megjithe mend OOOOOOOOOOOOO
Lum politikaaaaaaaa.