Detajet e incidentit tim me kryeprokurorin

redaktor

 

Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë ka nisur prej kohësh një bashkëpunim të frytshëm me fondacionin Soros, i cili ka krijuar një bord me specialistët më të mirë të fushës së të drejtës, ku me cilësinë e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, unë jam zgjedhur anëtar i këtij bordi. Kryetar i këtij bordi, është zoti Kristaq Traja. Bordi ka vendosur dhe me drejtuesit e Unionit të Gjyqtarëve, Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Dhomës Kombëtare të Noterisë, profesorëve dhe studentëve të Fakulteteve të Drejtësisë, si dhe juristë nga spektri i gjerë në dy krahët e politikës. Qëllimi është që të mblidhet opinioni i të gjithë aktorëve politikë, grupeve të interesit, profesionistëve në fushën e së drejtës, shoqërinë civile etj. Objekti i punës është “Reforma kushtetuese në tërësi në fushën e drejtësisë”. Mbi bazën e marrëveshjes së bërë shoqata në bashkëpunim me Sorosin, kreu sondazhin konfidencial dhe ne arritëm që rreth 60-70% të trupës së prokurorëve të shprehin këndvështrimin e tyre për këtë reformë të gjerë përfshirë dhe reformimin e prokurorisë. Në këtë sondazh ne ishim grupi i interesit që kishte përqindjen më të madhe të përfaqësimit. Nga analizat e sondazhit ne ishim grupi i punës së fondacionit në fjalë dhe si kryetar i shoqatës rezultonte se mendimi i prokurorëve të republikës për reformën në tërësi ishte se ajo duhet të shkonte deri në nivelin e ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për të realizuar pavarësinë e plotë politike, rregullimin e sistemit të karrierës, sigurimin fizik më të mirë të prokurorëve dhe familjarëve të tyre, rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës, si dhe ndryshimeve të tjera për të rritur transparencën e efikasivitetin e tyre. Por me ndërhyrjen e Prokurorit të Përgji-thshëm u ndërpre përkohësisht bashkëpunimi me fondacionin në fjalë.

Mora si shembull këtë rast z.President, pasi tryeza pune për reformën në drejtësi ka patur nga Shoqata e Prokurorëve edhe me përfaqësues të Komisionit Europian, me Ministrinë e Drejtësisë, me Komisionin e Ligjeve, me emisionin EURAIUS, me zyrën e OPDAT, me Unionin e Gjyqtarëve, të Avokatëve dhe të Noterëve. Për arsye kohe po kthehem tek ngjarja e paprecedent që ndodhi më datë 03.10.2014. Koha e ndodhjes së incidentit ka qenë nga fundi i daljes së rezultatit për anëtarin e bordit të Shkollës së Magjistraturës, garë e zhvilluar midis dy prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Reshka. Në këtë moment, z.Prokuror i Përgjithshëm dukej mjaft i tensionuar. I ulur pranë prokurorit Bujar Sheshi dhe Prokurorit të Përgjithshëm, afrohet nga prapa vendit ku ishim ulur ne, prokurorja Ida Ahmetliu, e cila ngulte këmbë që ti jepej fjala që të paraqiste një mocion mosbesimi për shkarkimin e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve. I kërkova Prokurorit të Përgjithshëm që të ndërhynte për të ndaluar zonjën në fjalë, pasi kërkesa e saj ishte në kundërshtim me statusin e shoqatës dhe me etikën e prokurorit.

* * *

Prokurori i Përgjithshëm në këtë moment e humbi kontrollin dhe dukej në një gjendje psikike të rënduar, gjendje që e çoi në një shfrim fyerjesh të rënda (që për etikë nuk po i shkruaj) dhe më e keqja pas kësaj arriti të më godasë me grusht në fytyrë. Pashë shenja të qarta konvulsive të gjymtyrëve deri në një këputje prej të sëmuri dhe atëherë dëgjova kolegun Bujar Sheshi që më kërkoi për të dalë nga salla. Kur isha në hollin e hotelit me prokuror Bujar Sheshi, ka ardhur prokurori i Krujës Agron Gjana i cili nuk më linte të largohesha duke tentuar dhe të më tërheqë në fundin e hollit. Kolegët e mi Bujar Sheshi, Ardian Nezha, Arben Dollapi, Adnand Xholi më rrethuan duke më larguar drejt Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë u bashkua me ne dhe prokurori Hysen Keta dhe të gjithë së bashku u futëm në lokal “Gloria”. Të gjithë kolegët, përveç Bujar Sheshit pyesin se çfarë ndodhi dhe unë lashë Bujarin që të shpjegonte situatën sepse ishte më i qetë. Pasi dëgjuan shpjegimet e Bujarit më kërkuan të gjithë të ruaja qetësinë, të përmbaja emocionet dhe të mos e bëja publike këtë ngjarje të rëndë, për të ruajtur institucionin e prokurorisë. Për më tepër besoj se ngjarja është e filmuar nga kamerat e sigurisë së Hotel Tirana International.

Me gjithë ngjarjen e rëndë, kryeprokurori tentoi në kundërshtim me statusin e Shoqatës së Prokurorëve, jashtë rendit të ditës dhe pa praninë e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve, procedurën për shkarkimin e kryetarit.

Prokurorët e kanë kundërshtuar, pasi shumica e nismëtarëve nuk ishin anëtarë të shoqatës, duke filluar nga vetë kryeprokurori i cili doli i pari nga salla dhe të gjithë prokurorët dolën nga mbledhja duke lënë në tentativë një shkarkim të kundraligjshëm.

Me pak fjalë, kjo është e vërteta e kësaj ngjarje, por unë nuk jam prononcuar në shtyp deri tani, përpara se të vija në dijeni Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin e vendit, sepse për mendimin tim kjo situatë e rëndë shpie në dëm të ligjit dhe në dobi të krimit të organizuar.

* * *

Me besim të plotë se me këtë qëndrim i kam shërbyer më së miri profesionit të ndershëm të prokurorit, respektimit të ligjit dhe vendit tim, ju informova për sa më sipër.

Siç mund të jeni në dijeni, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, z.Adriatik Llalla kishte thirrur trupën e prokurorëve me qëllim zgjedhjen nga kjo trupë e anëtarit të Bordit të Shkollës së Magjistraturës, në orën 10:00 të datës 03.10.2014, pa praninë e medias. Po kështu në mënyrë joligjore, zoti Llalla me një grup shumë të vogël prokurorësh kishte planifikuar të zhvillonte jashtë rendit të ditës së mbledhjes, votimin e Kryetarit të Shoqatës së Prokurorëve dhe emërimin në këtë detyrë të prokurores së Shkallës së Parë, Krujë, Zonja Anila Qilimi, e cila nuk ishte anëtare, siç e kërkon Statuti i Shoqatës së Prokurorëve. Informacionet e para për këtë mocion mosbesimi më kanë ardhur nga anëtarët e Komitetit Drejtues, pasi nga disa prokurorë të Tiranës, të Krujës dhe të Prokurorisë së Përgjithshme, po u kërkohej mbledhja e firmave për të shkarkuar Kryetarin e Shoqatës së Prokurorëve. Kjo iniciativë e 3-4 individëve po refuzohej nga e gjithë trupa e prokurorëve të republikës, sepse nuk kishte asnjë njoftim zyrtar nga Komiteti Drejtues i Shoqatës, për faktin se Statuti i Shoqatës kërkon njoftimin e anëtareve të paktën 30 ditë përpara zhvillimit të mbledhjes,” thuhet në letrën e Hajdarit.

 

*Letra që Shkëlqim Hajdari i ka dërguar kryeministrit, presidentit dhe kreut të Kuvendit, në lidhje me incidentin me kryeprokurorin Adriatik Llalla

Share This Article
10 Comments
    • adriatik llalla eshte nje i paafte qe e ka mbushur prokurorine me sojin dhe sorollopin e shoket e vet. pasoje e punes se tij te dobet eshte dhe rritja e kriminalitetit dhe shfrenimi i korrupsionit ne rradhet e gjyqesorit.
      Shkarkimi i adriatik llalles eshte shume i vonuar. mazhoranca gjigante socialiste dhe e LSI se duhet te mos e lene intitucioinet e shtetit ne duart e berishes qe e ka marre ne qafe Shqiperine po ti nderroje sa me shpejt te gjithe kreret e institucioneve, duke filluar nga Presidenti, prokurorin e pergjitheshem, kryetarin e SHISH,Keshillin e larte te drejtesise e me rradhe. Populli Shqipetar ka votuar me 23 Qershor 2013 kunder berishes dhe njerezve te tij qe e bene shqiperine rrumuje. Ndaj dhe vullneti i popullit duhet te cohet deri ne fund.

    • Kur ka njerez te zgjedhur nga Krimineli Sali ashtu do veprojne, ato vec diktatin e rrugacerin njohin. Adriatik Llalla nuk duhet te jete ma per asnje ore Kryeprokuror, por as prokuror. Po kur president eshte nje debil njeri, mundet te vazhdoje llalla po ate pune qe ka. Megjithate presidentit ti rroje por Populli do gjeje mundesine tu japi vendin qe u takon ktyre krimineleve e rrugaceve qe drejtojne sot presidencen, Prokurorine e gjyqesorin. E drejta vonon por nuk harron.

  • Kjo tregon KALBEZIMIN total te shtetit dhe shoqerise ne Shqiperi ! Shikoni si shkojne ne vetshkaterrim (autolize) qelizat e kalbura dhe te degjeneruara ! Kudo truke , mashtrime , vjedhje jo vetem te lekeve , por edhe te te drejtave etj etj etj

    Prandaj ne “atmosferen” e Shqiperise ka kaq ere shume te keqe ! Eshte era e kalbezimit !

  • Bir, Selman i nenes, c’te te qaj me pare… Kur grushtojne prokuroret… Gjuan Llalla, pret Hajdari… Keto jane disa tema interesante per romane satiro-dramatike. O burrani shkrimtare, merrni penat dhe uluni te shkruani se keni materiale boll. Mjere Shqiperia e shkrete se ne dore te kujt ka rene.

  • Te behet publike videoja dhe te shkarkohet Llalla nga kuvendi. Gangsteret e kapteret e Berishes po i marrin frymen popullit dhe mazhoranca ska guxim te beje gje.

  • KUR GODET ME GRUSHT KRYEPROKURORI KOLEGUN E VET NE PREZENCE TE MBI 100 VETAVE ,ATEHERE C’MUND TE FLASIM PER KRIMET, PER GJAQET, PER HAKMARRJET ETJ.
    KUSH I GJYKON KETA, KUR DUHET GJYKUAR K/PROKURORI I PARI.

    PSE DUHET TE GJYKOHEN DEPUTETET PJERIN NDREU DHE ARBEN NDOKA? C’FARE KANE BERE ME TEPER KETA SE K/PROKURORI ?

  • O fytyra te ndyra ///si nuk u vjen turp ……….ju nuk meritoni ta ushtroni me profesionin tuaj …….ju jeni turpi i shoqerise ………per mos te thene te gjithe …..prokuroret dhe gjykatesit ..jane zhytur ne m…… nuk eshte e veshtire qe ti dallosh …..vijne era 100 km ….yps ….njerez pa din e pa iman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *