FAKSIMILE: Lista e plotë e kandidatëve të PS-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Dita

Partia Socialiste ka depozituar në KQZ kandidatët e saj për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Lista e PS-së kryesohet nga kandidatja Klodeta Dibra dhe kandidati Aldrin Dalipi (Kryetar aktual i Këshillit Bashkiak).

Për një mandat të dytë garon edhe Eridjan Salianji, i cili prej disa vitesh është përfaqësuesi ligjor i  PS-së në KQZ. Salianji është i vetmi këshilltar i cili ngriti shqetësimin për vendosjen e taksave nga Bashkia e drejtuar nga Basha për parkimet, gjë që solli dhe tërheqjen e Bashkisë.

Ata janë: Klodeta Dibra, Aldrin Dalipi, Blerina Doracaj, Luan Bregasi, Elona Gjebrea, Eridjan Salianji, Elisa Spiropali, Orion Glozheni, Aida Llazani, Florian Pullazi, Klotilda Ferhati, Fatmir Heti, Dorina Hena, Ylli Cano, Adelina Albrahimi, Genc Duka, Eugerta Teqa, Ramazan Buci, Alketa Hila.

Në listë janë përfshirë 50 për qind gra dhe 50 për qind meshkuj duke respektuar kuotën gjinore.

PS dhe Aleanca për Shqipërinë Europianë garojnë me Erion Veliajn si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, ku rivalizohet nga Halim Kosova i PD.

Ajo që bie në sy në këtë listë është fakti se socialistët për të minimizuar efektin Kosova kanë futur në listë një mjek të njohur gjinekolog, siç është Orion Glozheni.

Më poshtë lista e plotë:

1

 

4

 

3

Share This Article
13 Comments
  • Ja premtimi i pare per zgjedhjet vendore i mbajtur nga Rama, qe do te respektonte kuoten gjinore 50 me 50, duke na dhene sigurine se shume premtime te tjera do te mbahen per Tiranen tone.

    • Te gjithe kandidate me kontribute direkte per qytetaret, qe jane me afer problemeve te Tiranes dhe qe do te jene nje ze perfaqesues per te rindertuar Tiranen tone.

      • Urojme sa me shume kandidate fitues, per nje keshill bashkiak te forte e konstruktiv, bashkepunues me Erionin per mbarevajtjen e puneve te qytetit.
        Te gjithe superkandidate, super perzgjedhje dhe shume premtues per nje keshill bashkiak aktiv.

    • Përbërja e këshillit bashkiak pasqyron qartësisht krizën e përfaqësimit të gjithë komuniteteve që votojnë historikisht PS. Kjo krizë do ti japë efektet e veta tronditëse! Nuk ka asnjë që përfaqëson veteranët dhe pasardhësit e tyre, asnjë që përfaqëson ushtarakët në pension e rezervë (263 mijë gjithsejt 1950- 2015),asnjë që përfaqëson armatën e brezave të arsimtarëve etj.etj ! Glozhenin e kanë bashkangjitur thjesht sepse është konkurent profesional me Kosovën! Kriza e përfaqësimit do të jetë goditja fatale e së majtës. Lista përbëhet kryesisht nga jesmenë dhe marioneta. Do ta shihni…

    • Nje liste shumemerore duhet te perbehet nga njerez te cilesive, te profesioneve, te sekseve te ndryshme. Por ne Republiken e Shqiperise kjo liste duhet te perbehet edhe nga njerez te te gjitha komuniteteve fetare. UNE EDHE PSE JAM SOCIALIST REFUZOJ KATEGORIKISHT TE VOTOJ NJE LISTE KU NUK KA ASNJE PERFAQESUES TE FESE TIME KATOLIKE.

  • Qenka dhe Elisa e botes se cudirave. Pas “sukseseve” ne dogana e kane vene qe te korre ” suksese” edhe ne bashki.

  • Përbërja e këshillit bashkiak pasqyron qartësisht krizën e përfaqësimit të gjithë komuniteteve që votojnë historikisht PS. Kjo krizë do ti japë efektet e veta tronditëse! Nuk ka asnjë që përfaqëson veteranët dhe pasardhësit e tyre, asnjë që përfaqëson ushtarakët në pension e rezervë (263 mijë gjithsejt 1950- 2015),asnjë që përfaqëson armatën e brezave të arsimtarëve etj.etj ! Glozhenin e kanë bashkangjitur thjesht sepse është konkurent profesional me Kosovën! Kriza e përfaqësimit do të jetë goditja fatale e së majtës. Lista përbëhet kryesisht nga jesmenë dhe marioneta. Do ta shihni…

  • Bravo “kriza e përfaqësimit”. Realiteti pa dorashka, ky që thoni është! Respekt.

  • Jam me mendimet tuaja “kriza e përfaqësimit”. Veçanërisht shtresa e ulët dhe e mesme aty nuk përfaqësohet. Listë oborrtarësh të përhershëm.

  • Domozdo ,nga emri qe ke dhe ate qe perfaqeson kerkon krize se duket me ate kenaqesh.Shikoje moshen mesatare,keta jane e sotmja dhe e ardhmja e Tiranes.

  • Eh ca na beri, kishim ndare mendjen qe te pakten PS do ta votonim per keshillin bashkiak. Tani nuk do e votojme as per keshill. Te rrosh vete o Rama, se kafshata e madhe te ngel ne fyt.

  • Po more po; po respektohen kuotat gjinore nga PS dhe Rama ? Drejtori i Gjendjes Civile te Ministrise se Brendeshme Bledar Doraci i cili mbane edhe funksionet e Kryetarit te PS per Njesine administrative Nr.3 ka vendosur ne liste per ne Keshillin Bashkiak bashkeshorten e tij zonjen Blerina Ilir (Shtylla) Doraci.
    PS po i personalizon ato qe i takojne popullit ti percaktojne dhe ti zgjedhi.Keta po vendosin ne lista pjestaret e familjeve te tyre, thoni jo po te doni.Perse nuk ka kjo zone djem e vajza te reja per te qene ne keto forume te PS ne Keshillin Bashkiak po u dashka bashkeshortja e Bledarit qe mori votat per deputeten Ministren e Arsimit dhe i ktheu bythen banorve te zones me gjithe te!!!???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *