Që prej vitit 1980, telefona ngjyrë të verdhë të dizenjuar me personazhin Garfield kanë dalë në brigjet franceze të Iroise duke hutuar banorët lokalë dhe pastruesit e plazhit. Vendasit për 35 vite i kanë mbledhur telefonat pa e ditur prejardhjen e tyre.
Banorët vendas dyshonin prej kohësh se një kontenier mund të ishte burim i këtyre telefonave e që prej dekadash mbushnin brigjet.
Ka qenë një banor lokal ai që ka zbuluar kontenierin, që kishte përfunduar në fund të detit pas një stuhie në vitet 1980. Kontenieri gjendet i ngecur në një lloj shpelle të nënujshme dhe është i dukshëm vetëm në rast zbatice.
Sidoqoftë, misteri nuk është zbardhur i tëri. Zyrtarët nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur, nga cila anije ka rënë konteineri, apo nga vinte ai. Nuk dihet as nëse kontenierët janë disa apo vetëm një.
Garfield-i është një karakter i krijuar nga ilustratori Jim Davis në fund të viteve 1970 dhe në ato dekada ka qenë shumë popullor duke ia dhënë imazhin e tij edhe këtyre telefonëve, disa prej të cilëve kanë filluar të shiten në eBay.
j.l./ dita