Mësohet prej burimeve diplomatike në Athinë, se marrëveshja e re e detit parashikon ndarjen e hapësirës detare me parimin e vijës së mesit.
Në ngushticën mes dy vendeve, që është 1.8 milje detare, 0.6 milje i takojnë Shqipërisë, 0.6 milje Greqisë dhe 0.6 milje janë ujëra ndërkombëtare. Në pjesët e tjera aplikohet vija e mesit, duke llogaritur edhe një hapësirë për lundrim ndërkombëtar, distanca këto të bazuara në Konventën Ndërkombëtare të Detit.
Përsa i përket zgjatimit të sovranitetit grek me 12 milje, sikundër tha edhe ministri i Jashtem grek, Nikos Kotzias, ajo do të bëhet nga të dy vendet njëkohësisht.
Në marrëveshjen mes dy vendeve, të përfunduar në Kretë, por të detajuar përfundimisht në Korçë sqarohet se llogaritja e 12 miljeve do të bëhet nga ishulli i fundit i banuar në 1913, periudhë që mes dy vendeve është caktuar një vijë e përafërt kufitare.
12 miljet greke do të aplikohen nga ishulli i Otonos dhe Mandraqi dhe jo nga fari i fundit në Veri, si në marrëveshjen e 2009. Marrëveshja do të bazohet në të drejtën ndërkombëtare të detit për përdorimin e fareve, sipas të cilës faret dhe shkëmbinjtë, ose ishujt ku ata janë ndërtuar, i jepen për administrim vendit që i ka ndërtuar.
Statusi territorial i këtyre fareve dhe i ujërave që i rrethojnë ata, nuk referon pikë nisjeje të 12 miljeve, ose vijës së mesit, siç ishte vendosur në marrëveshjen e 2009, me shkëmbin Bakreta në Ngushticën e Ksamilit, duke i dhënë Greqisë 3/4 e hapësirës detare. Pala greke thotë se me mënyrën e re të matjes dhe pikat referuese të vendosura nga Bushati dhe Kotzias në Kretë, Shqiperia rivendos sovranitetin në atë pjesë detare që humbi me marrëveshjen e 2009.
Mes dy vendeve do të ripërcaktohet zona ekskluzive ekonomike. Shqipëria do ta zgjerojë atë në drejtim të perëndimit drejt kuadrateve “Joni 1” dhe “Joni 2”, të cilat në bazë të marrëveshjes së 2009 i merrte Greqia.
Studimet gjeologjike të kryera që në vitet 1960 prej gjeologëve rusë dhe shqiptarë, por edhe kërkimet e kryera në vitet 2013- 2015 prej kompanive norvegjeze, konfirmojnë se atje gjendet naftë dhe gaz, si vazhdim i fushës naftëmbajtëse Patos-Marinëz-Vlore.
Burimet thanë se Greqia dëshiron një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes, pasi dëshiron aplikimin e precedentit të përcaktimit detar me Shqipërinë ta përdorë si bazë në fazën përfundimtare të negociatave për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike me Izraelin, Qipron, Libinë dhe Egjiptin.
Ky precedent mund të përdoret politikisht prej saj në një negociim të mundshëm për kufirin detar me Turqinë për vendosjen e sovranitetit grek në Egje.
Siç dihet, Greqia ka kontrollin e ishujve në pothuaj gjithë Egjeun të bazuar në Traktatin e Lozanës, çka kohët e fundit kontestohet prej Presidentit turk Erdogan.
Pikërisht “frika” që Athina ka prej influencës së Presidentit turk në politikën shqiptare, e bën këtë marrëveshje edhe më emergjente, theksojnë burimet e Top Channel në Athinë.
Kjo marrëveshje referon një koordinatë për nisjen e punës për kufirin tokësor. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë ende një vijë kufitare të përcaktuar vetë, që prej vitit 1914, kur vija ekzistuese u vendos nga fuqitë e mëdha./TCH
e.k/dita

Ajo vije kufitare e percaktuar nga fuqite e Medha ,ajo eshte vija kufitare midis Shqiperise dhe Greqise.Kush je ti qe e fshin gjakun e kolonel Telinit?Qenkan bisedimet e mijve te haleve te shqiperise me skilet e greqise me te rendesishme se konventat nderkombetare?Kush deshiron ta lere shqiperine pa kufij?Ky qe ka shkruar kete pacvavure eshte sali berisha ose edi rama.asnmje nga keta nuk kane tager te ndajne kufijte e shqiperise.
Te dy jane, Sali Berisha dhe Edi Rama. Te dy kane vulen e tradhetise dhe duhen varur.
Jo, me sakte duhen futur ne dhome me gaz. Gjithe Parlamentin shqiptar ne gas.
Vetem keshtu shpeton ky vend nga kermat.
Nese pala Shiptare ka pranuar parimin e baraz-lagesise ne keto bisedime at’her marrvesja nuk duhet kurrsesi te miratohet.
Rishimimi i marreveshjes se meparshme do te thote dreqja e devijimeve te bera nga moskorrektesia ndaj akteve te meparshme ne pajtim me vendimet nderkombetare. Te tjerat jane “muhabete”.
Dias komentues ketu nuk jane komentues, por ata jane kundershtar te qeverise ose njerez te Saliut e Lulit. Ne se eshte ashtu sic flitet ne artikull, ne duhet ta pershendesim qeverine tone por edhe ate greke. Kjo tregon se ka filluar te fryje era e rrespektit dhe e miqesise midis dy vendeve tona qe eshte shume e mirepritur per te dy popujt tane. Pra edhe nje here ne se eshte nje zgjidhe ne perputhje me konventat nderkombetare, ajo eshte e drejte per te dy vendet tona. Pra, sic duket kane ardhur ne pushtet ne te dyja vendet ata qe e meritojne .
Kryeminister aktual, duhet ti drejtohet Greqise qe ajo marrveshje , sic e ka miratu e Parlament grek, ti pergjigjet se nuk e keni miratu as ne kushtetut , e aq ma teper qe duhet te ishte prezent marrveshje presidenti asaj kohe, prandaj kur te bajme gjykate kushtetuse re, dhe president ri, ev parlament te ri, do percaktojme kufirin detar greqi-shqiperi qe ne vitin 1913…kjo duhet te jete pergjigjja Edi Rames, e jo te filloje me ate marrveshje, ajo marrveshje ka pase shume mangesi pa specialist detar , Historian , geograf per njohjen e ishullit Barketa qe eshte Cektine dhe perbehet nga shkembij , e perfshihet ne batice e zbatice , ♀️Korfuzin e kan ba tyne dhe kan ngushtu bregdetin e sarandes, prandaj Edi me special te ndaje kufirin detar ate Shqyptare-Grek
Me marrveshjen Bushatit me Kotzias Shqiperia rifiton det nga Greqia. Prova me e mire eshte se Greqia deklaron qe marrveshja e 2009 me Berishen qe atyre i fali detin, ishte gabim. Kurse marrveshja e sotme qe detin ja merr Shqiperia, eshte ne rregull.
Dhe Greqia kenaqet kur detin ja merr Shqiperia. Aq kenaqet sa e vuri ate Bushatin te kerceje valle greke ne Krete.
Si shenje e pelqimit te tyre per ti falur det Shqiperise, ashtu si po pretendohet…
(duhet koka-rrase e Taulant Balles per ta besuar kete)
Ta krahasosh marreveshjen e re me ate te Berishes eshte njelloj si te ngopesh me,lugen bosh. Marreveshja tradhtare e Sali Berishes eshte hedhur poshte nje here e pergjithmone, kuota e saj eshte zero. Tani , tradhtaret e rinj i shumezojne miljet e “fituara” me Zeron. ???!!!
Më bën përshtypje mungesa totale e informacionit nga shteti shqiptar. I vetmi informacion vjen nga shteti fqinj.
Përse një errësirë e tillë?
Per te sqaruar,sqarohen axhamite,te paditurit,populli qe nuk ka pse te dije hollesira teknike ne ndarjen e kufirit detar midis Shqip.dhe Greqise.Kurse kryeministrat Sali Berisha dhe Edi Rama dhe kabinetet e tyre pergjegjes,nuk kane pse sqarohen.Ata NDALOHEN.Specialistet e kufirit detar duhet te dine permendesh te gjithe procesin e ndarjes se kufirit midis Shqiperise dhe Greqise pas refuzimit te aneximit te Shqiperise se jugut qre i beri Konferenca Versajes pretendimeve greke.Duke qene se shteti grek u zgjerua shume ne kurriz te tokave ethnikisht te pastra shqiptare te Epirit dhe Camerise,Fuqite e Medha i lane me shume hapesire detare kontinentit se sa ishullit te Korfuzit.Them ishullit te Korfuzit,sepse askush nuk i llogariti ishujt Otonoi,e ca te tjera ,kurse shkembin Barketa greket e kane marre keto 25 vjet,sepse ne kohen e diktatures ke qene kufiri i ujrave tona.Perpara se te ndani kufirin duhet te dini se ujrat territoriale shqiptare shtriheshin ne nje hapesire prej 15 milje detare,kurse ujrat greke me vendim te parlamenmtit grek shtriheshin ne 6 milje detare.Perse ja bene greket kete padrejtesi vetes?Specialistet te lexojne mire konventat nderkombetare,kurse kryeministrat TANE TE DREJTE SI GJARPERI,DUAN DREJTESI,BARASLARGESI,PAANESI,.Sali Berisha e ve majen e kompasit tek shkambi Barketa dhe lapsin tek fundi i luget e gjirit te Sarandes,kurse Edi Rama cfuqizon vvendimin nderkombetar qe i jep Shqiperise 15 milje nga kepat e kontinentit dhe e ndan 12 me 12 nga shkembi grek Otton..Keta hajdute te sprovuart ne kaq e kaq grabitje te popullit te tyre,ne ndarjen e detit jane kaq te ndershem sa nuk u leviz maja kompasit.
Po pse nuk pyesin keta shejtan-idiota pse shqiperia gezonte 15 milje detare nga kontinenti?Perse enver Hoxha u vuri minat englezeve pertej 15 milje detare nga bregdeti?Perse nuk i bombardoi tek skela Sarandes?
Ore ju llafosni keshtu ne ajer por nje gje eshte evidente qe greket kesaj here duken me te kenaqur se me marreveshgjen e Saliut. Tani kur greket jane te kenaqur si thoni ju shoke te Dites, ka fituar apo ka humbur Shqiperia nga kjo marreveshje me shume se ne 2009?
Pastaj te shkruash “Mësohet prej burimeve diplomatike në Athinë” po pse duhet ta mesojme nga burimet ne Athine kur duhet te ishin keta te ERTV-se qe duhej te dilnin te sqaronin. Per cfare e kane ate ERTV-ne vec per kuplarate partiake! Jo po te piesim bejtexhiun, Netin , Muahahane apo shqipen e ndonje te telendisur tjeter.