Një krim i zbardhur pas 2 vitesh: Bashkëshortja e viktimës, e dashura e vrasësit

Dita

Prokuroria e Tiranës, zbardh pas 2 vitesh vrasjen e Agron Dervishit, e ndodhur në fshatin Mazrek të komunës Kashar më 1 janar të 2013-s. Kjo vrasje, sipas prokurorisë, është kryer nga dy vëllezërit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Abdyl alias Antonio Lala dhe Mirjan alias Aleks Totraku.

Policia nuk arriti të identifikonte asnjë person si autor të ngjarjes, por viktimës i mungonin portofoli dhe një zinxhir floriri që mbante në qafë. Këto fakte i bënë hetuesit të mendonin në atë kohe se krimi kishte ndodhur pas një grabitjeje të çastit. Pranë trupit të viktimës u gjetën vetëm 3 gëzhoja. Pak metra më tej, oficerët e policisë gjyqësore gjetën pistoleta e tipit “Zastava”, me të cilën ishte vrare Dervishi.

1 vit pas ngjarjes, një person u arrestua nga policia sepse qëlloi në ajër me pistoletë. Në shtëpinë e tij, policia gjeti mes të tjerave edhe gëzhojën e një plumbi. Pas ekzaminimeve policia arriti në përfundimin se kjo gëzhojë ishte e njëjtë me ato që u gjetën pranë trupit të pajetë të Agron Dervishit, i vrarë në fshatin Mazrek të komunës Kashar.

Prokuroria mori në pyetje bashkëshorten e viktimës, e cila tregon se kishte pas një lidhje dashurie me autorin e vrasjes së burrit të saj, Abdyl Lalën.

Gjatë hetimeve, prokurorët thanë, se është provuar se autorët e vrasjes Agron Dervishit nëpërmjet bashkëshortes së viktimës do të përfitonin pasuri të patundshme që bashkëshortja do të trashëgonte nga vdekja e burrit të saj. Për këtë shkak, dyshohet se ka ndodhur edhe vrasja për të cilën autorët kanë ardhur nga Zvicra për ta kryer, pasi kishin mësuar nga bashkëshortja e viktimës se ata ndodheshin në Shqipëri.

Dosja penale ndaj dy të vëllezërve Lala, tashmë ka përfunduar në gjykatën e Tiranës, ku të pandehurit do të përgjigjen për akuzën e “vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, duke rrezikuar kështu burgimin e përjetshëm.

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *