Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së shtunës tek sheshi “Shqiponja”.
Nga Sektori për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, në përfudim të veprimeve hetimore u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim të shtetasit:
• T. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi B. B., 34 vjeç, banues në Kamëz, ku për pasojë është plagosur në këmbë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë , “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municion” parashikuar nga nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit T.A.
a.s/dita
