Zbardhet programi i Kongresit të PS-së më 23 mars

Ornela

Më shumë se 8 orë diskutime do të ketë Kongresi elektoral i socialistëve që do zhvillojë punimet këtë të shtunë më 23 mars.

Në programin e Kongresit është parashikuar të flasin një numër i madh ministrash, deputetësh, kryetarësh bashkish etj.

Pas regjistrimit të delegatëve, Kongresi do të hapet me një fjalim nga Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla e pas tij do t’i drejtohet Kongresit zv. kryeministri Erion Braçe.

Kryeministri Edi Rama pritet të flasë në seancën e dytë të Kongresit, pas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili do të prezantojë edhe kandidatët e PS për anëtarë të Këshillit Bashkiak Tiranë.

Seanca e tretë do të zhvillohet në tre vende të ndryshme, ndërsa Kongresi do të mbyllë punimet në orën 17:00.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • kongres elektoral???
    uau një emërtim i ri!!shqipëri jemi dhe e çojmë botën përpara!!
    rama nuk qënka më ministër i jashtëm por na qënka bërë i lexuari i tij gent caka??
    uau dhe kjo është e re,akoma nuk e kam lexuar në gazetën zyrtare që na qënka bërë ministër i jashtëm!!
    eh shqipëri,shipëri
    jo vetëm që të kan qit me krye në hi,por dhe po të shkelin me këmbë sa herë duan!!
    sipas programit duket që do të kemi vazhdimsi!
    pra nga shiu në breshër!
    sidoqoftë duhet me prit pak!shpresoj që dikujt ti mbijnë bolet!!
    të mos jenë të tërë të tredhur!
    ps:me të vërtetë për tu dhejrë duke qesh nga programi!!
    parti edver,të dhjer e më të dhjer!!
    do të jetë thirrja e përgjithëshme!ritmin e duartrokitjeve janë duke e testuar për akusitikën e pallatit të kongreseve!!

  • Per mendimin tim pozitiv, Edi Rama duhet te beje autokritike te thelle per skandalin e Unazes se Madhe dhe te deklaroje se nuk do te kandidoje me per Kryetar te PS dhe Kryeminister.

    • Vetëm për unazën?
      Të ishte vetëm një nuk i prish punë kujt, ky ka bër aq shumë sa si gjen një të rregullt.

  • Kongres,apo mbledhje qeverie!?
    Po lexoja programin dhe jam befasuar nga ajo cka pashe.
    Isha me shpresen se Partia Socialiste ne nje “vetvrasje” politike te lidereve te opozites dhe disa ndjekesve te tyre dhe ne prag te sfidave qe ka perpara,me ne fund do te ngrinte zerin e saj,duke shpalosur edhe njehere parimet e saj ne te cilat ajo eshte ndertuar e mbeshtetur per te garantuar nje te ardhme te sigurte e me dinjitet te shqiptareve e Shqiperise ne rrugen e saj Euro-Atlantike Perendimore, si e vetmja rruge e zgjedhur dhe e votuar nga shqiptaret.
    Por kjo nga ky program jo vetem qe nuk shihet,por duket qartazi se gjithcka eshte pergatitur ne menyre qe mos t’i lihet shteg te diskutohet nga baza apo dhe “perfaqesuesit” e saj rreth parimeve statutore qe jane “zemra”,shpirti i socialisteve,pra dhe burimi i fuqise se votes,perkundrazi gjithcka kufizohet tek “hartimet” e ministrave,te cilet ne 6 vjet “nuk folen” gjekundi,se “megafonin” e perdor vetem Edi Rama,por tani duhet t’i mbushin mendjen elektoratit te majte, mbi te gjitha atij socialist,se ata kane qene aty dhe po bejne me te miren per ta dhe shqiptaret.
    Kjo pra eshte nje vazhdimesi e dekorit te fasadava, te cilat KM yne i ka perdorur me mjeshteri ,duke i bere “lavazh” shurdhememeceve e qorrave qe te vazhdojne te votojne per te edhe pse ai eshte nje kolaboracionist i vetshpallur.
    Edi Rama ne cdo pikpamje, ne cdo kuptim i ka shkelur me dy kembe rregullat e nje shteti ligjor qe ai dashka te ndertoje.
    Ai nuk e do Vetingun dhe vepren e saj qe hedh “tullen”e shtetit, sepse ai ka bere ne cdo kohe pazare me kreret e opozites dhe per kete s’eshte nevoja me i thene ,se shqiptaret i dine te gjitha.
    Atehere ne keto kushte Partia Socialiste ,duhej te programonte ne kete kongres dhe votbesimin e Rames,si Kryetar partie ne radhe te pare,sepse nuk ka respektuar statutin e partise duke e shkelur ate ne menyren me te dhunshme,duke fyer te renet e Luftes Nacional-Clirimtare dhe ndotur moralin e PS,ai duhet te jape “llogari”, te shpjegohet edhe pse e ka shpjeguar me pare l”luften civile ” te partizaneve .
    Keshtu do i hapej rruga shkarkimit te tij dhe PS ka plot brume ne gjirin e saj , te cilet mund te bejne pune reale dhe jo shou e fasade,duke i sherbyer qytetareve shqiptar ,pra popullit dhe jo interesave te ngushta te tij dhe oligarkeve qe e rrethojne.
    Pra , i bej thirje socialisteve te jene vigjilente, nese ata eksistojne vertet akoma,ndryshe “vdekja” e PS do te ishte nje alarm i madh sepse do te linte ne pushtet Edi Ramen, si pasardhesin e duhur,asin nen menge te Berishes.

    • shpresat janë shumë të vogla o anës lumit!
      ky i ka kapur gjërat aq mirë sa vështirë të lëvizin!!salla do të jetë e mbushur me nevojtore si neti,me fterra të beterrosur dhe albanë trungje!!
      vështirë se do lënë dikë të flasë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *