Zbardhet projekti i ndarjes së zonave zgjedhore për vendoret

Dita

Kur na ndajnë më pak se 6  muaj nga data e zhvillimit të zgjedhjeve lokale, qeveria ka draftuar ndryshimet që kërkohen të realizohen në Kodin Zgjedhor. Me rikthimin opozitës në Kuvend, duket se mazhoranca do të mundohet që bindë edhe opozitën për të shkuar në zgjedhje dhe për të përgatitur ndryshimet e nevojshme që kanë lindur si pasojë e ndryshimit të ndarjes administrative-territoriale.Untitled

Në draftin paraprak të Kodin Elektoral, si pasojë e uljes së njësive vendore nga 384 njësi, në 61 njësi, qeveria kërkon heqjen e termit Komunë dhe kryetarë Komunash, pasi territori do të ndahet vetëm në Bashki. Për shkak se ndarja e re, sjell si rezultat disa Bashki të mëdha, qeveria propozon që Bashkitë që kanë më shumë se 80.000 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një Zonë të Administrimit Zgjedhor, në bazë të disa kritereve, si vazhdimësia dhe kompaktësia e territorit, duke shmangur barrierat gjeografike; mundësi të mira komunikimi brenda territorit dhe numër i përafërt. Ndërkohë, për Bashkinë më të madhe të vendit, atë të Tiranës, propozohet që secila nga njësitë bashkiake të përbëjë zone administrimi zgjedhor më vete. Kodi zgjedhor ngarkon njësitë aktuale vendore që të përgatisin zgjedhjet lokale të 2015, si listat, qendrat e votimit etj. Por shumica e njësive aktuale, e kontestojnë ndarjen ndaj janë të pamotivuara të bëjnë detyrën, andaj nuk përjashtohet edhe mundësia që të sabotojnë përgatitjen e zgjedhjeve. Ndryshimet në Kodin Elektoral pritet të jetë prova e parë e respektimit të rezolutës që palët politike ne Shqipëri, nënshkruan në dhjetor.

Organizimi i zgjedhjeve vendore

Në draftin që pritet të depozitohet në Kuvend, përgjegjësitë dhe detyrat në procesin e administrimit zgjedhor të parashikuara nga Kodi Zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, për zgjedhjet vendore të vitit 2015 do të kryhen nga po të njëjtat organe vendore të zgjedhura sipas ndarjes administrativo-territoriale të vjetër. Përgjegjësitë dhe detyrat për zgjedhësit dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve për Bashkinë e Tiranës, për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të vitit 2015, do të kryhen nga kryetarët e njësive bashkiake të Tiranës. Në rastet kur kryetari i njësisë vendore nuk ushtron detyrimet, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile do të njoftojë me shkrim brenda 72 orëve nga afati ligjor, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit, brenda 72 orëve, do të marrë vendim për të kryer bashkimin apo ndarjen e qendrave të votimit sipas kriterit numerik që parashikon ky Kod Zgjedhor.  Vendimi i KQZ-së, i bëhet menjëherë me dije DPGJC-së, e cila brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit miraton ekstraktin e listave, sipas rregullave të përcaktuara. Ky detyrim është i njëjtë për DPGJC-në edhe në rastet kur kryetari i njësisë vendore nuk ushtron detyrën.

Share This Article
2 Comments
  • O Erion djali ? A do t’i përzgjedhe e caktojë sovrani sivjet kandidatët e vet për kryetarë bashkish apo lapsi i kryetarëve të partive? Po i caktuan kryetarët më mirë të mos bëhen zgjedhje!? Le t’i caktojë lapsi dhe ne do të jemi dakord me lapsin? Ha ha ha! Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *