DPPP tregon se si një politikan shqiptar pastroi milionin e tij të parë të eurove. Por nuk i publikon emrin

Bledar Lumani

Politikanët janë të përfshirë në pastrimin e parave dhe kjo tashmë është evidentuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, (DPPP), e cila në raportin vjetor të 2014 zbardh një skemë se si, një politikan shqiptar ka pastruar para nga lindja e mesme në shumën 1 milion euro.

Nisur nga fakti se, shtetasi përfitues i fondeve ishte ekspozuar politikisht çështja iu nënshtrua një analize të hollësishme nga DPPPP në lidhje me arsyen e transferimit të fondeve, përdorimin e tyre, si dhe historikun e veprimeve financiare të personit.

DPPPP pohon se, nga analizimi i informacionit rezultoi se:

− Fondet e dërguara si donacione, në një pjesë të madhe kanalizoheshin nëpër llogaritë e tij personale dhe jo drejt destinacionit përfundimtar;

−Në vitin 2010 politikani kishte blerë kuotat e një shoqërie ‘C’ në vlerën 2 milionë lekë, të cilat i shiti pas një viti për një shumë të konsiderueshme;

− Kishte blerë një pasuri të paluajtshme me çmim 2.5 milion euro së bashku me persona të tjerë të cilët jetonin në Lindjen e Mesme;

− Kishte depozituar mbi 500,000 EUR me para në dorë në llogaritë e tij personale, si dhe të një shtetasi tjetër (shtetasi A), prej të cilës kishte blerë një apartament;

− Shtetasi A, ndërkohë kishte të depozituara në llogari mbi 150,000 euro, si dhe kishte investuar shuma të konsiderueshme për hapjen e një biznesi shërbimesh;

DPPPP pohoi se, dërgoi rastin për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit, me dyshime për korrupsion, duke vënë theksin në faktin se, investimet e konsiderueshme në pasuri të paluajtshme dhe aktivitet biznesi nuk ishin të justifikuara nga burime të ligjshme./Monitor

Share This Article
15 Comments
    • O ky timi interesou per miun Velia mos sheko se na ka bere gjemen ariu Sali me kelyshet e tij Zenin Giten,Bashen dhe buz ligavecin e devollit Boden e te tjere mostra ne mos je dhe ti nje pjelle e felliqur e tyre.E kur ste ha nje mortie me kete logjike prej idioti te zbritur nga shpellat.

      • Vertet do qe mua tme ha mortja thjesht se nuk na perputhen mendimet??ta dish qe mu sme ha trapi per asnje nga politikanet ne shqiperi,jetoj i lumtur ne itali dhe nuk me rruhet fare as per ty as per maloket as per shpellaret as per qytetaret,dhe per asnje ne kte bote,mjafton te jem i lumtur me familjen time.me vjen keq per kte logjike prej ndyresire qe keni ju qytetaret qe na keni nderuar me qytetarine tuaj qe vetem e tille nuk esht…me vjen turp sa here shkel ne ate vend..

      • Ivani i madh???? Po qe per i madh, ti or zoteri mund te jesh vetem Car i Madh, ku kuptohet C duhet ta lexhosh si K.

  • Nqs ky hajdut se politikan nuk mund te jete, nuk justufikon preardhjen e eurove ose si i ka bere ato euro , shteti duhet ti sekuestroje eurot dhe pasurine e paluajteshme.Po kushdo e bejkete pune, hajduti qe bertet kapeni hajdutin.Te gjithe derrat nje turi kane.

  • KUR MESUDI BEHET MAKSUT

    Eshte shume me e thjeshte skema e “pastrimit” te parave te qelbura nga korrupsioni pasiv dhe aktiv, krimi i organizuar dhe vjedhja direkte e pasurise publike.
    E kjo ndodh kryesisht ne Shqiperi e mbase edhe ne Kosove e ndonje vend tjeter fqinj. Per te ngelur ne teme Mark Frroku kishte mbi pese emra e pasaporta ne “bizneset” e tij fitimprures. Sa te tjere jane markfrroket e turnit ?

    Halimi i Gezimes se Eqremit, çdo gje kishte menduar kur pluhurosej tek muhametgjolleshet e betonierave te NSHN-se, po qe do vinte dita te ndryshonte edhe atesine, per hir te “kauzes se madhe”, besoj nuk do i kishte kaluar ne rradaken e tij kosovaro-maqedonase.

    Ky i ndershmi i vezhgimeve shurranore, posedon nje sere apartamentesh jo vetem ne emer te te atit, te te s’emes, te Elses, por edhe ne emrin e tij me atesi te ndryshuar.

    Ne kadaster rezulton si pronar me emrin…. (hapu qiell dhe perpije te tere !):
    Halim Maksut Kosova !

    Ja vetem pasurite e tij me kete emer:

    Zona Kadastrale 8270 – Tirane

    Num i pasurise : 6/299 – 6/96-N1 – 6/96-N3 – 6/353 – 6/353-N1 – 6/353-N4 – 6/353-N2 – 6/29+1-7

    Jane plot nente apartamente ne vetem pronesine e rregjistruar (me emer te te atit nga Mesud ne Maksut). Ku ne te s’emes i mori parate ky qelbesire ? Sa te tjere hajdute e kriminele posedojne shumellojshmeri emrash e pasaportash, gjithnje me pelqimin e kryegansterucit Saimir Tahiri me shoke e shoqe …pak ?

    • o xume# po e dine te gjithe ku i ka mor leket ai,,ti i gjete sa pasuri ka nuk gjen dot ku i ka mor?????????? ja po te jap 1 ndihme 1 operacion lindje 30 minuta kushto 30 mij leke te reja minimumi ,,,,,,shumezoje me vitet e punes qe ka ky humanitari edhe del vete llogaria,,,,,,,!!!!!!!!

  • DPPT-JA FINANCOHET ME PARATE TONA, MINIMUMI ESHTE TE PUBLIKOJE EMRIN.

    EDHE POLITIKANET QE NE MUND TI VOTOJME, NUK I VOTOJME PER TE PASTRUAR

    PARA, KESHTU QE ESHTE SHKELJE EDHE FAKTI QE DPPT NUK PUBLIKON EMRIN.

    CFARE DETYRE KA AJO ATEHERE??????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    • DPPP eshte kthyer ne nje institucion thashethemnaje ku Gazheloja i xhelosur ketu na thote se ka zbardhur skemen e pastrimit dhe me pas na shton se ja ka percjelle Agjensive ligjzbatuse me “dyshimin” per korrupsion. Kjo Drejtori ka marre fund dhe mbahet vetem per te lehur ne sherbim te politikes.

  • O ti qe ke nofken ” Tim”,kur jetoke m I lumtur ne Itali,nje rast I rralle ky,c’te duhet qe kruhesh me Erionin? Shiko ore lumturine tende aty ku jeton.Ka kush merret me politike,s’te ka kerkuar njeri ndihme ty.Ngelet duke nxjerre vrere nga shpirti nje pjese si puna jote.

  • Si Zyra e re e Eulexit per te ‘heq’ politikanet qe nuk i duan konkurent po na behen keto institutions!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *