Zbardhet tragjedia ajrore me 71 të vdekur

Dita

Hetuesit kolumbianë kanë dalur në përfundimin se avioni i skuadrës braziliane Chapecoense-s, i cili u rrëzua përpara 1 viti e gjysmë, është nisur nga aeroporti me sasi minimale karburanti.

Kjo çështje është konsideruar si kriminale, pasi kompania ajrore duket se ka qenë në dijeni të mungesës së karburantit, por gjithsesi vendosi ta nisë avionin, për të ulur kostot.

Hetuesit kanë deklaruar se avioni i ekipit brazilian është nisur me gjysmën e sasisë së karburantit, duke i munguar kështu 2300 litra benzinë.

Avioni i Chapecoense-s, i nisur për të “rrëmbyer” kupën e Amerikës së Jugut, u përplas në një kodër në Medellin, duke humbur kështu jetën 71 persona, të cilët gjendeshin në radhët e lojtarëve të skuadrës dhe stafit drejtues.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *