Gjykata Kushtuese rrëzon PD për Komisionin Hetimor për çështjen “Becchetti”

Amelda Amelda

Gjykatë Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti”.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetues thuhet se ky institucion pasi dëgjoi relatoren e çështjes Fiona Papajorgji, shqyrtoi pretendimet e kërkuesit, një grup prej jo më pak se një e katërta e deputetëve (36 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë(Kuvendi), i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës, prapësimet e subjekteve të interesuara, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave,të cilat kanë kërkuar rrëzimin e kërkesës, si dhe diskutoi çështjen në tërësi.

Në çështjen konkrete, Gjykata vëren se kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor e depozituar në Kuvend është nënshkruar nga 39 deputetë. Referuar dokumenteve bashkëlidhur kërkesës, në Kuvend, gjatë seancës plenare të datës 14.10.2021, kanë votuar pro ngritjes së komisionit hetimorgjithsej 46 deputetë, ndërsa kërkesa për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave drejtuar Gjykatës është nënshkruar nga 36 deputetë, 5 nga të cilët nuk rezultojnë të kenë nënshkruar kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.

“Pra, vetëm 31 nga 36 deputetë që i janë drejtuar Gjykatës rezultojnë të kenë nënshkruar edhe kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor. Në këtë situatë, edhe pse kërkesa drejtuar Gjykatës formalisht plotëson numrin e kërkuar nga neni 77, pika 2, i Kushtetutës (35 deputetë), lista nominale e deputetëve në të dyja kërkesat nuk përputhet”, thotë Kushtetuesja.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *