Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar hapjen e një hetimi administrativ për vendimin e Gjykatës së Durrësit që i njohu pronën ku do të ndërtohej resorti turistik i Lalzit një familjeje nga Durrësi.
Bëhet fjalë për vendin ku kompania “Omnix Albania” do të ndërtonte një kompleks gjigand turistik më vlerë 450 milionë dollarë. Deri para 6 muajsh, e gjithë sipërfaqja rezultonte pasuri e paluajtshme publike në regjistrat e shtetit.
Por më datë 25 mars të këtij viti, Gjykata e Durrësit, përkatësisht gjykatësja Joana Qeleshi ka dhënë vendim që 45 dynymë nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë familjes Seçuni nga Durrësi.
Në vendim (i plotë në fotot e mëposhtme) gjykatësja thotë: “Nga provat shkresore dhe ato me deshmitare te shqyrtuara ne gjykim, rezulton se paditesi e ka pasur te rrethuar siperfaqen e mesiperme prej 45 mije metra katrore, ai eshte kujdesur dhe e ka shfrytezuar kete siperfaqe si te ishte pronar i vetem i saj.
Keshtu, filimisht paditesi ka pasur te ndertuar ne nje pjese te pasurise nje kioske, te cilen e perdorte si barrestorant gjate muajve te veres nderkohe eshte kujdesur duke mirembajtur, kositur e vaditur siperfaqen tjeter te pretenduar si prone e tij”.
Gjykatësja Joana Qeleshi thotë se këtë e ka provuar me dëshmitarë, 11 të tillë, të cilët i ka dëgjuar në seancë gjyqësore.
Ky vendim duket se përbën një pikë të fortë kthese për rrjedhën e ngjarjeve dhe fatin e projektit më të madh turistik të parashikuar ndonjëherë në Shqipëri, pasi një ditë më parë “Omnix” deklaroi largimin nga vendi ynë.
Drejtoria e Inspektimit Gjyqësor do të hetojë të gjitha procedurat ligjore të ndjekura nga gjykatësja Qeleshi, për të parë nëse ky vendim është marrë konform ligjit apo jo.
Po kështu, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë do të kërkojnë zyrtarisht informacion nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për të parë historikun e kësaj prone.
Vendimi i konfliktit
Vendimi ne fjale dyshohet se eshte arsyeja e masakrimit nje jave me pare te nje sipermarresi te huaj, Faad Mitriperfaqesues me prokure I shoqerise se huaj OMNIX.
Dy qeveri, ajo e Sali Berishes dhe aktualja, kjo e Edi Rames, i kane dhene ne shfrytezim tamam kete siperfaqe prone publike, shoqerise OMNIX, per te ndertuar aty nje resort turistik. Vlera e tij shkon ne 180 milion dollare.
Qeveria e Sali Berishes e ka marre kete vendim ne vitin 2008. Pra prej atij vendimi, siperfaqja e prones se paluajtshme publike, ka qene ligjerisht ne perdorim te shoqerise OMNIX.
Per 5 vite te tjera, qeveria e Sali Berishes nuk paisi me leje ndertimi shoqerine ne fjale. Vendimi per dhenien e lejes se ndertimit u dha nga KKT vetem nje muaj me pare, gjithnje ne te njejten siperfaqe.






VENDIMI ESHTE I PADREJTE, POR SHKAKU I DHUNES JANE LAROT E NDERTIMIT QE MBAN RAMA PAS VETES,
JANE TE GJITHE NE PARLAMENT.
KY ARTIKULL ESHTE NE NDIHME TE LAROVE NGA NJE PORTAL LEPIRES.
VLERA E ASAJ TOKE SHKON DISA MILION DOLLAR, DHE INVESTIMI I PLANIFIKUAR RRETH 400 MILION DOLLAR.
NE VENDE NORMALE, QEVERRIA JA DHURON TOKEN KOMPANIVE QE KANE PLANE TE KRYEJNE KETO INVESTIME, ME KUSHTIN QE INVESTIMI TE REALIZOHET.
NE VENDE MAFIOZE SI PUNA E SHQIPERISE, LIGJIN E BEN MAFIA NE PARLAMENT.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM HEROIK DHE HASHASHXHI.