Zbardhet vendimi, ja si përfitohet shtetësia shqiptare

redaktor

Qeveria ka zbardhur vendimin e miratuar të mërkurën, që u mundëson shqiptarëve nëpër botë marrjen e shtetësisë, pavarësisht atyre që jetojnë në Kosovë.

“Të dashur miq, vendimi i sotëm i qeverisë bën të mundur shtetësinë shqiptare për të gjithë qytetarët me origjinë shqiptare që jetojnë me dokumente të rregullta apo kanë marrë shtetësi në një nga vendet e zonës Shengen apo vendet me të cilat BE aplikon regjimin e lëvizjes së lirë pa viza (për tre muaj) si Norvegjia, SHBA, Kanadaja etj.

Ky vendim nuk aplikohet për shtetasit e Republikës së Kosovës me banim në Kosovë. BE ka hapur negociatat me Republikën e Kosovës për liberalizimin e vizave, proces shumë i rëndësishëm ky për konsolidimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe hap i madh cilësor në rrugën e integrimit të Kosovës në BE,” shkruan kryeministri Sali Berisha në FB.

 

VENDIM

Nr.554, datë 3.7.2013

PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR NJOHJEN OSE FITIMIN E SHTETËSISË SHQIPTARE NGA PERSONAT ME ORIGJINË SHQIPTARE, ME PËRJASHTIM TË SHTETASVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Në mbështetje të neneve 19 e 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7 e 9,  pika 7,  të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

I.    Rregulla të përgjithshme

1.    Ky vendim përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga institucionet e administratës shtetërore dhe personat e lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare, sipas rastit, për njohjen e shtetësisë shqiptare të fituar vetiu në bazë të nenit 7 ose për dhënien e shtetësisë në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare”, të ndryshuar.

2.    Shtetësia shqiptare, sipas këtij vendimi, u njihet ose u jepet:

a)    personave të lindur nga të paktën një prind, që zotëronte shtetësinë ose origjinën shqiptare në momentin e lindjes së kërkuesit, pavarësisht nga vendi i lindjes;

b)    personave, të paralindurit me shtetësi shqiptare të të cilëve nuk jetojnë më në momentin e paraqitjes së kërkesës, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë e personit kërkues me të paralindurin, i cili ka zotëruar shtetësinë shqiptare;

c)    personave me origjinë shqiptare që kanë shtetësinë e një shteti anëtar të Bashkimit Europian, SHBA-ve apo një shteti tjetër, shtetasit e të cilit mund të lëvizin pa viza në territorin e shteteve të zonës Shengen apo që janë me qëndrim me dokumentacion të rregullt në njërin prej këtyre shteteve.

3.    Subjekteve të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, u njihet shtetësia shqiptare e fituar dhe vetiu në përputhje me nenin 7, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar. Procedurat për paraqitjen e kërkesës, të dokumentacionit të nevojshëm provues, afatet e shqyrtimit, të njoftimit e të regjistrimit të shtetësisë, si dhe strukturat kompetente për trajtimin e kërkesës parashikohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punëve të Jashtme.

4.    Subjekteve të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 2, të këtij kreu, u jepet shtetësia shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim.

 

II.    Kërkesat për aplikim dhe procedurat për dhënie shtetësie

1.    Mund të aplikojnë për dhënien e shtetësisë shqiptare në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, kur:

a)    vërtetohet se kanë mbushur moshën 18 vjeç;

b)    ka mendim të Ministrisë së Brendshme se nuk cenohen siguria dhe rendi kushtetues i Republikës së Shqipërisë;

c)    paraqesin kërkesë, së bashku me vetëdeklarim për origjinën shqiptare;

ç)  provohet se janë të paslindur me lidhje familjare deri në tri shkallë nga një person me origjinë shqiptare, por që nuk ka shtetësi shqiptare në momentin e paraqitjes së kërkesës.

Për fëmijën nën moshën 18 vjeç, prindi ose prindërit e të cilit përfitojnë sipas shkronjës “c”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, kërkesa për fitimin e shtetësisë shqiptare bëhet nga prindi ose prindërit. Kërkesa bëhet njëkohësisht me kërkesën e vet prindit ose pas fitimit prej tij të shtetësisë.

Kur fëmija është në moshën 14 deri në 18 vjeç, kërkesa shoqërohet edhe me pëlqimin me shkrim të fëmijës.

2. Subjektet e përcaktuara sipas këtij vendimi duhet të aplikojnë për marrjen e shtetësisë shqiptare përmes një kërkese me shkrim drejtuar Presidentit të Republikës, paraqitur në organet e Ministrisë së Brendshme të vendbanimit të personit ose, në rast se personi banon jashtë shtetit, në përfaqësitë diplomatike ose konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Forma dhe mënyra për plotësimin e kërkesës miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Punëve të Jashtme.

3. Kërkesa duhet të jetë e shoqëruar me vetëdeklarimin e të dhënave dhe/ose dokumente që provojnë origjinën shqiptare nga paraardhës, të cilët kanë qenë ose janë jo me shtetësi, por me origjinë shqiptare.

4. Përfaqësia diplomatike ose konsullore e Republikës së Shqipërisë, pas shqyrtimit formal të dokumentacionit të paraqitur nga kërkuesi, e përcjell kërkesën pranë strukturës kompetente të Ministrisë së Brendshme jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës.

5.    Në kërkesë duhet të përcaktohen emri, mbiemri, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja, shtetësia, gjendja civile, adresa e saktë e vendbanimit të tij të origjinës dhe, nëse disponon, adresa e vendqëndrimit në Republikën e Shqipërisë, certifikata e gjendjes civile të shtetit të huaj apo dokumente identifikimi personal të kërkuesit, të lëshuara nga shteti i huaj, të dhënat e të paralindurit me origjinë shqiptare, si dhe dokumentet që vërtetojnë origjinën shqiptare të të paralindurit dhe shkallën e lidhjes familjare me subjektin kërkues.

6.    Strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Brendshme së bashku me zyrat e Gjendjes Civile, shqyrtojnë dokumentacionin që provon origjinën shqiptare të të paralindurit, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi dhe paraqesin mendimin e tyre me shkrim pranë ministrit të Brendshëm jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas marrjes së kërkesës në përputhje me këtë vendim.

7.    Ministri i Brendshëm propozon dhënien e shtetësisë shqiptare personit me origjinë shqiptare, në bazë të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr.8389, datë 5.8.1998, të ndryshuar, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë pas paraqitjes së mendimit sipas pikës 6, të këtij kreu. Vendimi i ministrit të Brendshëm i dërgohet menjëherë Presidentit të Republikës.

8.    Pas nxjerrjes së dekretit të Presidentit të Republikës për dhënien e shtetësisë shqiptare për interes kombëtar sipas këtij vendimi, zyra e Gjendjes Civile pa vonesë kryen procedurat e nevojshme për betimin dhe regjistrimin e shtetasit në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, duke kryer në të njëjtën kohë çregjistrimin e personit nga regjistri kombëtar i të huajve, nëse ai ka qenë i regjistruar më parë në të. Personi i interesuar regjistrohet në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, pranë zyrës së gjendjes civile, për t’u pajisur më pas, me dokumente shqiptare.

9.    Personat përfitues sipas këtij vendimi nuk janë të detyruar të lenë shtetësinë që kanë për të fituar shtetësinë shqiptare në Republikën e Shqipërisë apo të regjistrojnë një vendbanim në territorin e saj në momentin e regjistrimit të shtetësisë shqiptare në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

III.    Dispozita të fundit

1.    Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe ministri i Punëve të Jashtme për nxjerrjen e udhëzimit për procedurat dhe afatet e verifikimit e të përpunimit të kërkesave të bëra sipas këtij vendimi.

2.    Fitimi i shtetësisë shqiptare në Republikën e Shqipërisë nga shtetasit me origjinë shqiptare të Republikës së Kosovës rregullohet mbi bazën e një marrëveshjeje të veçantë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

3.    Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme  për marrjen e masave të nevojshme dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Share This Article
1 Comment
  • QEN I SHQPETAREVE NUK TE PREU MALLI PER SHQIPETARET TY SE TI ETRGOVE ME SE MIRI SESA I DO ATA ME SISTEMIN QE RENOVE DINJITETIN E TYRE DERI NE EKSTREM NUK TE SHKON KJO TY SHARLATAN KUR THERET E CIRESH PER OPOZITARET QE I KE QUAJTUR KOMUNISTE E VRASES QE I PARI KE QENE TI NUK KE NDERTUAR KURE NJE SISTEM QE TE PAJTOJE NJEREZIT ,,PERKUNDRAZI KE FUTUR PERCARJEN KE FUTUR PERCARJEN RE LIGJOZE QE SHQIPTARET E KANE PASUR TE SHENJTE GJATE GJITHE BREZAVE ,,,TI NUK KE LENE GRUA DHE VAJZE PA FYER ARMIKU I SHQIPETAREVE TI U SHITE DETIN U SHITE SHPIRTIN PATRIOTIK SHQIPETAREVE SHARLATAN ..TI JU KE SHITUR SHPIRTIN TE TJEREVE PER TA RENUAR ATEVEND ,,SHQIPETAREVE QE E DUAN ATE VEND NUK KANE NEVOJE PER ATE PASHAPORTE QE E KE KTHYER NE LETR HIGJENIKE ME ATA MAFIOZET E TU QE PA DALE MIRE E FALLSIFIKUAN QE TE MERJE TI VOTA SA ME SHUME ,,,TY SHARLATAN NUK TE BESOJNE ME TI I PA SKRUPULLNUK JA U MBUSH MENDJEN ME KETO PELIVANLLEQE TE TUAT IKE FARE E KEQE SE TI NA MORE DINJITETIN E QE NUK GUXONIM TE THOSHIM JEMI SHQIPETARE PERSE DUHET TU JAPESH PASHAPORTE SHQIPETAREVE TANI QE TE DALIN TE DEMOSTROJNE NE MYNYRE QYTETARE E TI QELLOSH ME SNAJPER DO KTHEHEN ATA QE U DHIMSET AI VEND PO C DO TU THUASH PER GERDECIN QE U MORE JETEN PER NJE KAFSHITE BUKE GATI 30 VETAVE C DO TU THUASH SHQIPETAREVE QE RUGET E ATI VENDI JANE KTHYER NE RUGE FERI C DO TU THUASH SHQEPETAREVE QE POLICI YT KRCENON LIDERIN E OPOZITES DERI NE EKSTREM DERI SA E QUAN DHE HITLER …A IBEN KRENAR BIJTE E ATIJ VENDI ME VEPRIMET E TUA TE PA PERGJEGJESHME ME KETO QE PO BEN TI NE IKJE E SIPER ,,A NUK PATE KOHE TI BEJE KETO TETE VJETET E FUHDIT TE GJITHA KETO JO KRIMINEL NEVE NUK NA MASHTRON DOT ME KETE PATRIOTIZEM FALS KETO MUND TETE SHKOJNE VETEM ME TROPOJANET QE JANE HAPUR SI FARA E SINAPIT E PO U MARIN FRYMEN NJEREZVE MUT SALIU I NENES C TE TE QAJ ME PARE EDI RAMA MOS BJER NE KURTHIN E KETIJ ANTISHQIPTARI DHE ME TE MARE QEVERINE ABROGOI TE GJITHA KETO SE NE NXIU FAQEN ME KEQ SE C NA I KA NXIRE ROFSHIN SHQIPETARET PA SALI VICIN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *