Zbardhet vendimi: Salianji bëri kallëzim të rremë për interesat e PD-së

Ornela

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Tiranës që dënon ish deputetin demokrat Ervin Salianji me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë.

Në vendim thuhet se Salianji “u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së”.

Jo vetëm kaq. Albert Veliu i njohur si Babalja u akomodua në selin e PD ku ka dhënë dhe intervista. Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliua ia ka dorëzuar Ervin Salianjit.

Sipas gjykatës stilolapsin përgjues ia ka dhënë Salianji.

“Fredi Alizoti stimuloi zërin e Agron, Geron Xhafës. Mes të pandehurve Veliu, Alizoti, Salianji, Jetmir Olldashi ka komunikime të shpeshta para e pas veprës penale.

Nuk ka asnjë shpjegim tjetër komunikimet e tyre të shpeshta veç përfshirjes në audiopërgjim” thuhet në vendimin e gjykatës.

Vendimi mbyllet duke argumentuar se nga te gjitha provat dhe tabulatet telefonike rezulton se zërin e Agron Xhafes e ka bërë Fredi Alizoti.

”Kjo veprimtari e kallëzimit të rremë nuk mund të konsiderohet e kryer brenda fushës së ushtrimit të funksionit politik të deputetit apo ushtrimit të lirisë së shprehjes.”

Ish deputeti Salianji e ka apeluar vendimin e datës 18 dhjetor 2019.

Gjykata e Tiranës dënoi 4 të pandehurit e dosjes “Babale”, mes tyre dhe ish-deputetin Ervin Salianji, ndaj të cilit u vendos 1 vit heqje lirie. Për Albert Veliun u vendos 3 vite e 4 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj burg, dënim i cili do të zëvendësohet me 100 orë pune. Në përfundim të seancës Salianji akuzoi Artan Gjermenin, gjyqtarin që dha vendimin për dënimin e tij, se është anëtar i Bandës së Lushnjes.

o.j/dita

Share This Article
14 Comments
  • Po keta tre dhe te tjeret ne PD,jane te certifikuarit e Salihut dhe nenbishtit Basha, per genjeshtren recidive,Praktikisht keta jane recituesit qe dalin e recitojne per te fituar persheshin

  • Deputeti salhani tani e tutje duhet ti lutet zotit qe kure te dalin te na vijne me nje cun
    ushtaret po presin me padurim pjeshken e pd
    Mendoj se u be pune e mire salhani shkaterroi karieren e ti per hire te bashes,ne te satem te qoft o bir ty dhe gjithe bajgave qe ke rrotull

  • Dy dit pas skandalit te”Çeshtjes Xhafaj”,deshmitari kryesore Agron Geron Xhafaj u la i lire te largohej ne Itali,ndersa Edvin Escobar
    D’Rama,do te deklaronte se audiopergjimi eshte i manipuluar,pa treguar se kush e konstatoi kete!!!Ne cilin Shtet Demokratik,
    Kryeministri flet para se drejtesia te thote fjalen e saj?!Eshte e qarte,Kryeministri mafioz,beri presion mbi drejtesine.Miku i Edvin
    D’Rames,Matteo Renzi,abstenoi,nuk dha pergjigje per vertetesine audiopergjimit,megjithese ju la ne dore afro 6 Muaj,megjithese
    deshmitari kryesore ndodhej atje.Me pas,fati audiopergjimit ju la ne dore nje ekspertize private ne Angli,qe nuk nxorri nje perfundim
    te qarte.Kuptohet,mbas nje odiseje te audiopergjimit,mafia ne pushttet ishte pergatitur per genjeshtren.Nese pajtohesh me te keqen,
    nese pajtohesh me qeverisjen e nje bande mafiozesh dhe te nje Kryeministri mashtrues e drogaxhi,eshte nje problem i madh,eshte nje
    problem kombetare,sepse kemi te bejme me nje rritje te se keqes dhe te debilitetit ne permasa te frikeshme.Dhe kjo do te kete pasoja.

    • I vlejti si argument bindes avokatit te ndjerit Dritan Prifti,
      deshmia me figur dhe zë?Jetojm ne Diktature,ne Diktature mafioze,si rasti i vetem ne historine botrore.Partia e para tha provinciali Taulant Balla,pastaj vjen Shqiperia.

  • Salinjani dhe Klevis-Balliu jane koke Turku ne PD sepse jane pa shkolle, jane pa diplloma ,jane pa karakter ,sakrifikojne jeten ,kur u arrestua Klevis-Balliu para 6-muaj, Fahriut si zinte bytha vend deri sa e nxorri, ai e di sa pagoi ,por a kane vene mend keta funderrina.Kurre se ashtu jane gatuar.

  • I nderuar Zoti gazetar i Dritës,
    nuk besoj të mos e dini se thuhet “simuluar” dhe “simuloi”, për dallim nga “stimuluar” dhe “stimuloi” që keni shkruar në tekstin tuaj e që ka kuptim tjetër.

  • Dënimi i Salianjit më shumë se për vetë atë, ka domethënie të madhe për kthesën që po merr drejtësia. Fillim i mbarë gjysmë e punës! Kush mund ta imagjinonte se më parë, për një çështje të ngjajshme, mund të dënohej një politikan i lartë (Salianji është anëtar i kryesisë së PD, ish deputet i saj dhe një lloj sekretari aty).
    Për ta ilustruar këtë, mjafton vetëm të kujtojmë vidion me zë dhe figurë të Ilir Metës dhe si përfundoj fati i saj. Ilir Meta jo vetëm nuk u dënua, edhe pse prokurori Bujar Sheshi, sot anëtar i KLP atëhere për Metën kërkoi dy vjet burg, por sot e kemi president. Dhe ky nuk ia harroi, por, bashkë me ‘mikun e tij dr. Berishën), luajti të gjitha kartërat që ta intimidonte si ishbashkëpunltor sigurimi, për të mos u zgjedhur anëtar i KLP. Akuza e njerëzve të tyre rezultoi që manipulim i ndyrë, edhe pse Sheshi ishte në atë kohë vetëm 17 vjeç. Ja pra kjo ka qenë drejtësia jonë, ndaj dënimi i Salianjit duhet konsideruar një kthesë e rëndësishme, paçka se për palaçollëkun e tij shumë kërkonin ndëshkim më të rendë. Unë do të thoshja mjaft dhe kaq. Salianji jo se do bëjë ca ditë burg, por më rëndë u dënua për faktin se ai u dogj përfundimisht si politikan i ri. Por koka bën koka pëson! Le të presim me durim vendimin e formës së prerë të gjykatës së Apelit, e të urojmë që aty të mos ketë ndryshim të vendimit të gjykatës së Faktit, jo për gjë, por ‘salianjët’, e cilësdo forcë politike qofshin, e kanë burgun hak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *