Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të shpallë moskompetencë për gjykimin e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit.
Ndaj dosja e Gërdecit do t’i kalohet Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ku pritet dhe rinisja e hetimeve dhe për ish-ministrin Fatmir Mediu.
“Kolegji vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë të marrë në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me subjekt revokimin e vendimit të pushimit të çështjes penale të Fatmir Mediut, e pushuar me vendimin nr.6, datë 14.09.2009, të Kolegjit të Gjykatës së Lartë, prandaj Kolegji vendos të shpallë moskomptencën lëndore dhe t’ia kalojë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”,
Në fillim të muajit qershor, Gjykata e Lartë vendosi revokimin e vendimit që pengonte gjykimin e ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për dosjen e Gërdecit. Dokumentet i kaluan gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pritej vendimi i Gjykatës së Posaçme nëse do të linte në fuqi vendimin e 2009, apo do të çonte çështjen për gjykim. Ndërkohë avokati mbrojtës i tij Ardian Visha tha se mundësitë për ta rihapur çështjen janë zero sepse gjykata e posaçme e shkallës se parë nuk mund të prishë një vendim të gjykatës së Lartë që në këtë rast është vendimi i pushimit të 2009.
Por tashmë gjykata e Posaçme duhet të mblidhet dhe të shprehet, nisur edhe nga kërkesat e fundit të familjes Durdaj. Në rast se kjo çështje hapet Mediu do të gjykohet në bazë të postit si ish ministër që ka mbajtur, ndërkohë që tashmë ai nuk gëzon më as mandatin e deputetit. / TCH

Te gjitha vendimet per kalim afatesh te dhene nga gjykata e sidomos nga gjykates te larguar apo te larguar nga reforma ne drejtesi qe nuk justifikonin pasurin, duhet te rihetohen domosdoshmerish nga SPAK dhe rigjykohen nga gjykata speciale .
Vendimet te tilla me pasoje vdekej masive sice ndodhi ne Gerdec duhet te rihetohen dhe te rigjykohen.
Ketu nuk kemi te bejme me nje vjedhje apo me nje dem te thejshte ekonomik. Ketu kemi te bejm me vdekje masive plagosje dhe shkatrrim i tre fshatrave.!
Ne se keta lejn ne fuqi vendimin e pare athere NA RROFTE REFORMA QE BEME.!
“Zbardhet vendimi” nuk jepet arsyetimi por cfare gjykata vendosi. Te pakten perdorni titujt dhe permbajtjen ne konformitet.
Shteti shqiptar ka rene. Sali Berisha eshte me i gjalle se kurre!
DITA: Drejtësia ka VDEKUR.Nuk mind të dënoi asnië peshk të madh të OPOZOTËS QË DREJTON SALIU.
Vini RE:Tahiri shëmbi LAZARATIN dhe dënohet,nfërsa e Mbolli,Vaditi,Korri,Shiti LULI dhe ky do të bëhet Kryeministër siç do babi tij politikë Sb.
-Nëse dënohet F.Mediu,duhet të dënohet ZENI e shumë të tjerë.Këtë Sb e di mirë Ndaj Ai rri në politikë,për të shpëtuarë vrten,Familjen dhe Hale Atët..!
-Drejtësia Vdiq..Rroftë Mbreti.
-FLM DITA
Te pezullohen nga puna.
Te krijohet gjykata e l’arte me gjykates nga USA dhe BE
VETEM TE HUAJT DO TE BEJNE DREJTESI NE SHQIPERI.
GJYQTARET PALACO SHQIPTARE NUK DO BEJNE KURRE DREJTESI, SEPSE TE GJITHE JANE TE KORRUPTUAR
u gjend dhe zgjidhja per Akuzat, ndaj cdo KRIMINELI;
quhet…MOSKOPETENCE .
Sa bejne zhurme kot.Gerdeci eshte sabotim nga nje dege e se majtes
Dyshohet per G99, sepse kane qene ate dite ne fabrike dhe jane larguar ne momention e hudhjes ne ere te fabrikes. Edhe tv klan ,pamvaresisht justifikimit qe japin per rastesine ,por ato e kane ditur per gjemen qe do te ndodhte.
Jane hudhur miliona per Gerdecin
Kot nuk thonin plakat”Te hanget Gerdeci”
Keshtu qe nuk do te kete hetime