Zbardhet VKM /  Rama favore Bashës: Nëse largohet nga PD, ruhet për dy vite

Dita

Qeveria vendosi të mërkurën që zyrtarët të lartë të shtetit të ruhen me oficer dhe nënoficer edhe dy vite pas largimit nga detyra. Marrja e këtij vendimi vjen në një kohë që në media është folur dhe për kërcënime të zyrtarëve të lartë. Mes tyre është dhe ruajtja e liderit të opozitës, i cili edhe nëse jep dorëheqjen nga partia, tashmë do të ruhet për dy vite.

Vendimi përcakton se Garda e Republikës së Shqipërisë ruan dhe mbron:
a) Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Brendshëm, me eskortë;
b) Zëvendëskryeministrin, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Kryetarin e Gjykatës së Lartë,
Kryetarin e Kontrollin të Lartë të Shtetit, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe kryetarin e
mazhorancës parlamentare, me shoqërim, me oficer e nënoficer, shoqërues;
c) Zëvendëskryetarët e Kuvendit, me nënoficer shoqërues;
ç) Anëtarët e Këshillit të Ministrave, për të cilët nuk janë parashikuar masa ruajtjeje e mbrojtjeje
në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij vendimi, dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, me shofer
shoqërues;
d) Kryetarin e bashkisë së Tiranës, me oficer shoqërues;
dh)Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare, me shoqërim, me oficer e
nënoficer shoqërues;
e )Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare, me oficer shoqërues.

Share This Article
5 Comments
  • dejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    Po keto privilegje pusht-tetaret apo opozitaret,a do ti kene valle ne burgun e sigurise se larte,kur drejtesia ti gjykoje e ndeshkoje per mijra krime e superkorrupsione deri me sot?

  • Nuk e kuptoj perse nuk i pais edhe me çadra e pistoleta keta rrusha si ajka e shoqerise se gangestereve qe drejtojne kete vend!Une jam i mendimit qe Ramush shale gjati tu fali edhe nga nje veture ne pronesi qe ta permbushe me se miri misionin e tij.

  • Si shume frike paskan keta pusht-etaret. Nese sjane te korruptuar, per ca mutin do ruhen?!? Dhe Ca kuptimi ka “drejtesia e re” nese nje nga kokat kryesore per gjykim do u MBROKA NGA SHTETI?!!?!? Qelbesira pusht-tetare! U shofte zoti faren ishalla! Se populli shkret spaska fuqi tu vidhisi..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *