Zbardhi vrasjen e Behar Sofisë, por nuk mjafton. Probleme me pasurinë, prokurori i Tiranës “digjet” nga Vettingu

J L

Bledar Maksuti, Prokuror në Prokurorinë parë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk e ka kaluar Vetingun.

Anomalia e pasurisë së Prokurorit u nxor në pah nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova.

Prokurori rezultoi me pasaktësi në deklarime me mungesë burimesh për pasurinë.

Bledar Maksuti ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtronte profesionin e prokurorit prej vitit 2008.

Ndërkohë, nga Maksuti ishte vënë re një pasaktësi në deklarime si dhe mungesa e burimeve financiare, ndërsa anomalia vihej re në shpenzimet dhe transaksionet e kryera nga babai i tij, i cili ka ndërruar jetë.

Maksuti nuk është i panjohur në profesionin e tij, ai së fundmi ka zbardhur në kohë rekord vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *