Zbavitje dhe humor te Kombëtarja

Dita

Humori dhe atmosfera pozitive është gjëja më e rëndësishme në një grumbullim përpara një kompeticioni të rëndësishëm përpara Europianit dhe trajneri De Biasi ja arriti të gëzojë futbollistët e skuadrës së tij gjatë kësaj të hëne me surprizën që i kishte përgatitur. Të gjendur jashtë fushës stërvitore pati shumë momente humori dhe clodhjeje mes lojtarëve por dhe stafit kuqezi.

De Biasi, që ka treguar ka një shpirt të theksuar aventure, mori përsipër madje t’i ngjitet murit pa pajisje sigurie. Një fakt që nuk është se shqetësoi shumë ekipin, duke qenë se trajneri dhe me ndonjë dëmtim të vogël fizik mund të qëndrojë gjithsesi i ulur në stol. Armando Sadiku, që ka qenë një prej lojtarëve më të intervistuar nga gazetari Alban Xhihani këto ditë këtë herë mendoi të ndryshonte rolet duke marrë ai në intervistë të dërguarin e Supersport, që ashtu si lojtari nuk i përmbajti emocionet. Pati dhe prej atyre futbollistëve që mëngjesin e shfrytëzuan për të shfaqur veten në stil Tarzani duke u kacavjerr mes litarëve të vendosur në pemë, ndërsa trajneri De Biasi përfitoi nga rasti që këto momente t’i mbërthente vetë në një foto në aparatin e tij.

Grupi por dhe loja nuk mund të quhej e përfunduar nëse në mur nuk do të ngjitej dhe presidenti Duka dhe lojtarët, jo pa vështirësi ja dolën mbanë që ta ngjisnin deri sipër. Alban Bushi, që në rini jemi mësuar ta shikojmë të bëjë gola, pasionin për sportin vazhdon të mos e humbasë dhe këtë herë u shfaq si gjimnast mbi tra në ruajtjen e ekuilibrit. Ëmbëlsira lihet gjithmonë për në fund, dhe Lorik Cana, që me humor në konferencë për shtyp pranoi se mosha ka filluar të bëjë të vetën, po me kaq humor ne i themi se mesa duket ka filluar të mendojë seriozisht për mbushjen e ditës  pas largimit nga futbollit, pasi kapiteni mori mësime kostijeje bari, sic bëjnë përgjithësisht personat që i afrohen moshës së pensionit.

13268334_1003255056451725_344986628343750632_o 13268592_1003255149785049_9136955991412686483_o (1) 13305160_1003255006451730_6394881032444672914_o 13308380_1003254986451732_6234798107378079543_o 13317042_1003255116451719_2013344833822126829_o 13320426_1003255069785057_926190626981442102_o 13323378_1003254913118406_6421549385968420045_o 13323576_1003255003118397_7230822038049208796_o 13323663_1003254916451739_5063812955300938343_o (2)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *