Zbehet ëndrra europiane e Kukësit

redaktor

Ekipi i Trabzonsporit i ka ndalur hovin e Kukësit. Skuadra vendase u mposhtë në ‘Qemal Stafa’, nga ekipi turk me rezultat 0:2, në ndeshjen e parë të play off-it për Europa League. Skuadra e Kukësit në pjesën e parë zhvilloi lojë të mirë, por në minutën e 31-të u ndëshkua. Ata pësuan gol nga pika e bardhë, të cilën e realizoi Adrian Mierzejewski. Edhe në pjesën e dytë skuadra bardh e kaltër ka treguar paraqitje të mirë, por në minutën e 68-të kanë pësuar golin e dytë nga Paulo Henrique, pas një reagimi të dobët të skuadrës vendase. Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Trabzon, derisa mundësit e Kukësit për kualifikim në fazën e grupeve të Europa Leagues janë minimale.  Pavarësisht humbjes së djeshme, Kukësi me ecurinë që ka bërë në kualifikimet për Europa League do të përfitojë nga UEFA 540 000 euro. Sikur të ndodhte çudia dhe Kukësi të eliminonte Trabzonsporin atëherë skuadra veriore e Shqipërisë do të fitonte 1.3 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *